LAJMI I FUNDIT:

Zbrazuni para fluturimit që aeroplani të jetë më i lehtë

Zbrazuni para fluturimit që aeroplani të jetë më i lehtë

Kompania ajrore japoneze kërkon nga pasagjerët e saj që para fluturimi të kryejnë nevojat e tyre fiziologjike në mënyrë që të zvogëlohet pesha e aeroplanit. Kërkesa bizare është pjesë e tentimeve për të zvogëluar transmetimin e dyoksidit të karbonit.

Kompania All Nippon Airways (ANA) lut pasagjerët e saj që të vizitojnë tualetet dhe kështu të ndihmojnë në luftën kundër ngrohjes globale. Në fakt, pesha më e vogël e aeroplanit do të thotë edhe shpenzim më i vogël i karburantit, që megjithatë sjell deri tek lirimi më i vogël i dyoksidit të karbonit, vlerësojnë në kompaninë ajrore japoneze.

Televizioni lokal “NHK” ka raportuar se eksperimenti do të zgjas tre muaj në 42 fluturime lokale dhe ndërkombëtare të kompanisë.

Në kompani vlerësojnë se pritja e udhëtarëve në terminalet për fluturim dhe me fjalët që të shëtisin deri tek tualeti do të mund të kontribuojë me zvogëlimin e emetimit të karbonit për pesë tonë.


Nëse udhëtarët nuk ankohen, testi do të mund të zgjaste edhe më shumë, thonë nga kompania.