LAJMI I FUNDIT:

Zbardhja e dosjeve, peng e pushtetarëve

Zbardhja e dosjeve, peng e pushtetarëve

Derisa në të gjitha vendet e rajonit, madje edhe më gjerë, në vendet që kanë dalë nga ishsistemi komunist, në fazën e tyre tranzicionale, e kanë hartuar dhe zbatuar Ligjin e zbardhjes së dosjeve, si proces i shkëputjes nga ish-regjimet e kaluara kriminale, dhe formë ndëshkuese dhe e diferencimit nga njerëzit e së kaluarës kriminale në shërbim të regjimit, Republika e Kosovës edhe pas 8 vjet pavarësi nuk e ka arritur ta bëjë një veprim të tillë.

Ekspertë të kësaj fushe dhe përfaqësues të subjekteve politike konsiderojnë se një vonesë kaq e gjatë e institucioneve të shtetit të Kosovës, për të iniciuar hartimin e një ligji të tillë është shumë e dëmshme për vendin, ngase mungesa e vullnetit për t’u shkëputur edhe me ligj nga ndikimi i njerëzve të ish-regjimit të kaluar, veç- mas i spiunëve të të tria shërbimeve të inteligjencës shtetërore të ish-RSFJ-së dhe më vonë RFJ-së, përkatësisht Serbisë, po lejon akoma mundësinë e involvimit të njerëzve të tillë nëpër pozita të larta shtetërore.

Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Riza Smaka, thotë se edhe Kosova duhet ta ndjekë praktikën e vendeve të tjera në rajon dhe më gjerë, që e kanë kaluar një fazë të tillë tranzicionale, dhe duhet që përfundimisht ta bëjë pa vonesë një ligj të tillë.


“Kjo çështje është shumë e nevojshme për t’u zgjidhur me ligj dhe për t’u zbatuar ligji, për t’u hapur dosjet dhe për t’u identifikuar personat e lidhur me ish-regjimin dhe që kanë ofruar shërbime për të kryer krime. Së paku, nëse ata nuk mund të ndëshkohen për shkaqe objektive, ata duhet të identifikohen dhe të diferencohen që të mos u lejohet infiltrimi në strukturat e tashme qeveritare”, ka thënë Smaka.

Eksperti Smaka ka pohuar se është i sigurt që, nëse do të kishte nismë për hartimin e një ligji të tillë, zbatimin e tij do ta mbështeste çdo qytetar i Kosovës, pasi shumica prej nesh kemi pësuar në një mënyrë ose në një tjetër nga njerëzit e atij regjimi.

Ai pohon se nuk është esenca e hartimit të Ligjit për dënime drastike, por së paku të dihet kush ishin ata dhe ato që vepruan në shërbim të dëmshëm të regjimit, dhe që nuk duhet të jenë tani më pjesë edhe e institucioneve të reja të shtetit, pasi mund të jenë të dëmshme për fazën e tanishme të shtetndërtimit, duke ruajtur lidhjet kriminale dhe duke shërbyer në dëm të interesit nacional.

“Ne jemi të vonuar deri më tani në çdo pikëpamje. Ky ligj është dashur të nxirrej që në vitin 2001 ose 2002, por nuk është bërë as deri më sot, tani kuadro që bëhet përsëri nuk është vonë”, theksoi ai.

“Po nuk u bë një ligj i tillë, atëherë ky mos veprim është krim. Për këtë krim, përgjegjës duhet të ndihet drejtpërdrejt kryeministri Mustafa me komplet Qeverinë, në këtë raste në veçanti me vartësitë e tij të resorëve përkatës të fushës, ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Drejtësisë”, tha prof. Smaka për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se derisa një pjesë e dosjeve mund të ketë mbetur në Kosovë, kurse një pjesë tjetër regjimi mund t’i ketë marrë me vete, pas hartimit të Ligjit do të duhej insistuar edhe ndërmjetësimin e BE-së që Serbia t’i dorëzojë ato dosje, sikur që po bëhet edhe me dokumentacionin kadastral e të gjendjes civile.

“Natyrisht që dosjet nuk duhet të mbeten çështje trajtimi vetëm nga të dhënat, që kanë mbetur në Kosovë, por kjo çështje duhet të rregullohet me ligj, derisa nëpërmjet kanaleve diplomatike, do të detyrohej shteti serb që t’i kthente ato dosje, që i referohen Kosovës dhe që janë kryer krime në Kosovë, qoftë nga serbët e Kosovës, nga jashtë Kosovës apo edhe qytetarë të tjerë, që mund të jenë serbë e shqiptarë të Kosovës. Për këtë Qeveria duhet të kërkojë, kurse Brukseli duhet të bëjë presion mbi delegacionin serb, që ta pranojë këtë kushtëzim dhe dosjet e kësaj natyre të kthehen në shtetin e Kosovës”, tha prof. Smaka

Edhe eksperti tjetër i fushës së legjislacionit, Ilir Fetahu, thotë se Kosova nuk duhet të bëjë përjashtim dhe të vonohet nga praktika e vendeve të tjera, që kanë dalë nga regjimi komunist, por duhet që pa ndonjë vonesë të bëjë Ligjin e hapjes së dosjeve për të identifikuar të gjithë ish-pjesëtarët e shërbimeve të RFJ-së, RSFJ-së ose në fund dhe të vetë Serbisë pas shpartallimit të ish-Jugosllavisë, por me këtë hapje dosjesh duhet pasur kujdes që të mos keqpërdoren ato dhe të nxitet qërim hesapesh për interesat personale të individëve të caktuar, shkruan gazeta Kosova Sot.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori