LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Thimonier: Të gatshëm për reforma të shpejta (Video)

Zaev-Thimonier: Të gatshëm për reforma të shpejta (Video)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ambasadori i Francës në Maqedoni, Christian Thimonier sot kanë realizuar takim në lidhje me reformat në vend dhe realizimin e tyre në të mirë të qytetarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Jemi të gatshëm për reforma të shpejta, kualitative dhe efikase për zbatim të reformave të duhura për qytetarët që të sigurojmë jetë të mirë për të gjithë qytetarët. Gjithashtu, këto reforma do të sigurojnë edhe ardhëri euro-atlantike për vendin.” tha mes tjerash Zaev.

Thimonier përshëndeti qasjen e Qeverisë së re për të zbatuar reformat thelbësore që i duhen shtetit për të kahëzuar orientimin kah BE dhe NATO. /Telegrafi/