LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Regjistrim i popullsisë më së voni më 2020 ose 2021

Zaev: Regjistrim i popullsisë më së voni më 2020 ose 2021

Për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nuk ka mundësi për regjistrim të popullsisë në prill, por më së voni në vitin 2020 ose 2021, ai do të zbatohet, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në SGGU “Zdravko Cvetkovski”.

Zaev njoftoi një takim me drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika të hënën ose të martën, ku siç theksoi ai, do të konfirmohet dhe do të merret vendimi për regjistrimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Regjistrimi duhet të bëhet dhe unë po them se mund të bëhet, më së voni më 2020 apo 2021. Para zgjedhjeve është fushata, atëherë nuk mundet, gjatë zgjedhjeve nuk mundet, ndërsa pas zgjedhjeve duhet të formohet qeveri dhe të përbëhet Kuvendi dhe këtu humbim edhe mundësinë”, tha kryeministri.


Në lidhje me pikëpamjen se regjistrimi mund të bëhet në të njëjtën kohë me zgjedhjet e parakohshme, ai tha se e bëri këtë deklaratë sepse ideja ishte që të ketë zgjedhje në fund të tetorit, dhe pastaj të ketë regjistrim të popullsisë në pranverë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori