LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Referendumi në Maqedoni, garanci shtesë për Greqinë

Zaev: Referendumi në Maqedoni, garanci shtesë për Greqinë

Kryeministri Zoran Zaev pret që deri nga mesi i vitit të gjendet zgjidhje për kontestin 25 vjeçar për emrin me Greqinë dhe në Samitin e NATO-s në qershor të aktivizohet ftesa për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë.

Në deklaratë për televizionin bullgar ‘Nova’, Zaev theksoi se zgjidhja eventuale do të duhet të miratohet në referendum.

“Referendumi duhet të jetë garanci shtesë edhe për miqtë tanë nga Republika e Greqisë, pasi me këtë definitivisht do të hiqen të gjitha dyshimet dhe populli do të qëndrojë pas zgjidhjes që do të pranohet. Jam i bindur se maqedonasit janë të gatshëm për këtë. Por, ende jemi në negociata dhe shpresoj se zgjidhja do ta ruajë dinjitetin e qytetarëve edhe të Greqisë edhe të Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.


Ai shpreson se të dyja ekipet negociatore do të arrijnë të dakordohen për zgjidhje të pranueshme për të dy palët për shkak se në fund zgjidhja duhet ta ruajë dinjitetin dhe identitetin e dy vendeve.

“Vetëm ashtu ndërtohen miqësi dhe kjo duhet të jetë në një bazë të përhershme dhe të qëndrueshme. Nëse bëhemi të mençur më herët ta zgjidhim problemin, do të arrijmë t’i kapim edhe perspektivat e këtyre vendimeve”, është shprehur  Zaev në deklaratën për televizionin bullgar ‘Nova’./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Vrasja e 14-vjeçarit, gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori