LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Përveç referendumit, me Merkelin biseduam edhe për ekonominë

Zaev: Përveç referendumit, me Merkelin biseduam edhe për ekonominë

Përveç referendumit dhe proceseve euro-atlantike, Kryeministri Zoran Zaev thotë se se temë kryesore në takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila dje ishte në Shkup, ka qenë ekonomia.

“Me kancelaren Merkel përveç referendumit, dhe proceseve euro-atlantike biseduam edhe për ekonominë, folëm për arsimin për shkak të ekonomisë, për investime të huaja nga Gjermania. Tema ishte ekonomia”, tha Zoran Zaev në konferencë për shtyp, ku u prezantuan efektet ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti, ku është vërejtur rritje e bruto produktit vendor prej 3.1%, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai tha se Qeveria e Gjermanisë ka dhënë leje të formohet Komiteti Drejtues, i përbërë prej ministrave të të dyja qeverive. Detyrë e këtij komiteti janë reformat në ekonomi të përshtaten me standardet evropiane.

“Interesi i bashkëpunimit ekonomik është i ndërsjellët, edhe për Maqedoninë edhe për Gjermaninë. Tregtia e përgjithshme është 3.6 miliardë dollarë nga të cilat 2.7 miliardë janë eksport, ose 47% e eksportit tonë është në Gjermani. Kompanitë e Gjermanisë janë të interesuara për Maqedoninë. Këtu janë të pranishme mbi 200 kompani, ku janë hapur mbi 20.000 vende pune. Ne si qeveri më e paktë që mund të bëjmë është të formojmë mjete ku do të ndihmojmë që kjo rritje dhe zhvillim deri në fund të vitit 2018 të rritet deri në 4 miliardë dollarë”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori