LAJMI I FUNDIT:

Zaev përgënjeshtron informatën për 120 të punësuar në sektorin për media

Zaev përgënjeshtron informatën për 120 të punësuar në sektorin për media

Kryeministri Zoran Zaev sot ka hedhur poshtë si të pavërteta informacionet se në sektorin e mediave në qeveri janë të angazhuar 120 të punësuar dhe sipas tij, numri i përgjithshëm i tyre është 39 të cilët asistojnë për informacione më të sakta në opinion por që ky numër do të zvogëlohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mbajmë llogari për një punë më të mirë dhe shqyrtojmë resurset më minimume që të përcjellim tek qytetarët atë që duhet, transparenca është shumë e rëndësishme, e kotë nëse ne punojmë dhe populli nuk e din, nëse qytetarët dhe mediat nuk na kontrollojnë mund të na ndodh e njejta si qeverisjes së kaluar, me debate do të punojmë për gjithë punët, jemi të gatshëm të korrigjojmë shumë gjëra, por na duhen minimum resurse për asistim për gjithë atë që konsiderohet përgjegjësi qeveritare dhe shoqërore para qytetarëve”, ka thënë Zaev.

Në lidhje me paralajmërimet nga Brukseli për kujdes më të madh në Sektorin për marrëdhënie me publikun, kryeministri u përgjigj se Qeveria i respekton të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e BE-së./Telegrafi/