LAJMI I FUNDIT:

Zaev nga vizita zyrtare në Zagreb: Mbështetje nga Qeveria e Kroacisë për anëtarësimin në NATO dhe BE

Zaev nga vizita zyrtare në Zagreb: Mbështetje nga Qeveria e Kroacisë për anëtarësimin në NATO dhe BE

Kryeministri Zoran Zaev është në vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë, i shoqëruar nga delegacioni qeveritar në përbërje të zëvendës-ministrit të Ekonomisë, Viktor Dimovski, sekretarin shtetëror në MPJ-së dhe këshilltarë. Vizitën zyrtare në Zagreb, kryeministri Zaev e filloi me takim me homologun e tij, kryeministrin e Kroacisë Andrej Pllenkoviq, ku më pas vazhduan takime në nivel të delegacioneve qeveritare dhe deklarata të dy kryeministrave.

Zaev shprehu falënderime deri te qytetarët e Republikës së Kroacisë, kolegut të tij dhe mikut të tij, kryeministrit Andrej Pllenkoviq, deri te Qeveria, për mbështetjen e sinqertë, të vazhdueshme dhe të fuqishme që e japin ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në integrimin drejt BE-së dhe NATO-s, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev theksoi mbështetjen e rëndësishme të Kroacisë në Këshillin e BE-së këtë verë, si dhe në integrimin e NATO-s duke i bërë thirrje të vazhdojë të mbështesë edhe në të ardhmen.


“Në Maqedoni u sollën vendime të rëndësishme. Besoj se deri në fund të janarit Kuvendit do të jep mbështetje të marrëveshjes me Greqinë, ku vijon edhe mbështetja e marrëveshjes nga ana e Greqisë, si dhe protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Besojmë se Kroacia do të jetë një nga vendet e para që do ta nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Edhe Maqedonia do të jetë vendi i 30-të i NATO-s. Kemi marrëveshje edhe me Bullgarinë. Bëjmë reforma në gjyqësi, media, administratë publik, luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit. Presim të fillojmë bisedime në korrik me BE-në. Kjo vizitë në Kroaci është një mesazh i fuqishëm për miqësinë e madhe mes dyja vendeve”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.

Kryeministri Pllenkviq i përkrahu politikat e guximshme të kryeministrit Zaev dhe Qeverisë, ku më në fund do të kapin rrugën drejt BE-së dhe NATO duke njoftuar se Maqedonia do të ketë mbështetjen e plitë nga Kroacia për këto procese.

Kryeministri Zaev e vazhdojnë vizitën zyrtare në Kroaci me takime me kryetaren e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitaroviq dhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jadrkoviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori