LAJMI I FUNDIT:

Zaev paralajmëron trajtim spitalor pa pagesë dhe rritje të pagave të mjekëve (Video)

Zaev paralajmëron trajtim spitalor pa pagesë dhe rritje të pagave të mjekëve (Video)

Kryeministri Zoran Zaev dje nga foltorja e Kuvendit njoftoi se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ketë trajtim spitalor pa pagesë për të gjithë qytetarët.

Ai njoftoi se nga fillimi i vitit të ardhshëm do të rritet edhe paga e mjekëve specialistë në 100 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi jonë në shëndetësi është që nga 1 janari të zbatojmë trajtimin spitalor pa pagesë për të gjithë qytetarët. Deri tani kemi pasur kapacitet që këtë ta bëjmë vetëm për fëmijët e marrësve të ndihmës sociale. Jam i bindur se ashtu siç i kemi punët, nga 1 janari 2019 trajtimi spitalor do të zbatohet, por edhe paga neto për mjekët specialistë të jetë 100 mijë denarë”, tha mes tjerash Zaev.


Përndryshe, këto dy premtime ishin pjesë e programit zgjedhor të LSDM-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, ndërsa trajtimi spitalor pa pagesë për momentin zbatohet vetëm për personat nën 18 vjet, prindërit e të cilëve marrin ndihma sociale, kurse paga e mjekëve akoma nuk është rritur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori