LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Mund të ketë zgjidhje për emrin para samitit të Këshillit të BE-së

Zaev: Mund të ketë zgjidhje për emrin para samitit të Këshillit të BE-së

“Duhet të shqetësohemi dhe të jemi kreativ në gjetjen e zgjidhjes së emrit. Është shumë e rëndësishme korniza kohore në sjelljen e vendimeve”, thotë kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

“Ndoshta zgjidhja përfundimtare do të lidhet me votimin në Maqedoni, për të treguar sovranitetin tonë në BE, ku edhe duam të jemi anëtare. Unë jam i bindur se kreativiteti do të gjejë zgjidhje”, ka thënë Zaev në intervistë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen nëse akoma është optimist se problemi me Greqinë do të zgjidhet para samitit të qershorit, ai tha se optimizmi e udhëheq atë dhe se është me rëndësi të madhe të shikojë me guxim, kujdes dhe në esencë në këtë proces.


“Unë jam i bindur, kur kemi arritur në këto shkallë, atëherë është e mundur edhe zgjidhja para samitit të Këshillit të Bashkimit Evropian”, tha mes tjerash Zaev në intervistë./Telegrafi/