Zaev: Jemi të përgatitur që të përballemi me aktivitetet ilegale në kufijtë tonë

“Në mënyrë institucionale jemi të përgatitur për ballafaqimin me të gjitha aktivitetet ilegale në kufijtë në shekullin 21”, tha sot kryeministri Zoran Zaev në hapjen e konferencës rajonale me temë “Përforcimi i kapaciteteve të Qendrave koordinuese për menaxhimin e integruar kufitar”, që mbahet në Shkup.
Në konferencën dyditore marrin pjesë përfaqësues të Drejtorive kufitare dhe doganore nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Rumania dhe Turqia të cilët do t’i ndajnë praktikat më të mira ndërkombëtare për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Zaev e përshëndeti përcaktimin që të punohet së bashku që të sigurohet menaxhimi i përbashkët kufitar, duke vlerësuar se është bërë progres serioz, por se mund të arrihet akoma më shumë.
Për aktivitetet globale ndërkufitare ilegale, Zaev tha, janë të nevojshme përgjigje përkatëse.
“Në botën globale, nëse qarkullimi i lirë i njerëzve dhe produkteve duhet të jetë maksimalisht efikas, dyfish më shumë duhet të jenë më efikase masat për luftë kundër krimit të organizuar, duke e përfshirë edhe korrupsionin dhe migrimin ilegal, tregtinë me armë, kontrabandimin e drogës dhe tregtinë me njerëz. Si portë e Bashkimit Evropian, Ballkani Perëndimor është pikë kryesore e këtyre aktiviteteve ilegale. Prandaj detyrë e jona institucionale dhe morale është t’i ndalojmë të gjitha aktivitetet ndërkufitare kriminele. Përgjigje efikase ndaj këtyre çështjeve jep menaxhimi i integruar kufitar në nivel kombëtar”, tha Zaev.
Ai theksoi se bashkëpunimi midis qendrave koordinuese për menaxhim kufitar në korniza ndërkombëtare parë nga perspektiva e sotme, është me rëndësi thelbësore për parandalimin, zbulimin dhe dëshmimin e veprave penale të cilat ndodhin në vendkalimet kufitare si edhe luftën me krimin e organizuar dhe terrorizmin.
Sipas ambasadorit të Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, konferenca është me rëndësi të madhe për këmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira për punën e integruar kufitare dhe ruajtjen e sigurisë në kufijtë si edhe përmirësimin e shërbimeve kufitare.
Drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski, nga ana tjetër, porositi se shërbimet e caktuara kufitare në përgjithësi janë më efikase kur bashkëpunojnë dhe veprojnë bashkërisht. Për arritjen e qëllimit kufij të hapur dhe të sigurt, për Drejtorinë Doganore do të thotë nevojë për ndryshime të vazhdueshme dhe pranim i mënyrave të reja të punës, të cilat e tejkalojnë punën kryesore të institucionit si institucion për pagesën e taksave, theksoi Tanasoski.
Organizatorë të konferencës janë OSBE dhe Qendra Koordinuese Kombëtare për menaxhim kufitar të Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë