LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Edhe ne kemi dërguar propozim-marrëveshje në Athinë

Zaev: Edhe ne kemi dërguar propozim-marrëveshje në Athinë

Kryeministri Zoran Zaev sot vërtetoi se ka arritur propozim-marrëveshja nga Greqia për zgjidhjen e emrit, ndërsa shtoi se edhe pala e Maqedonisë ka dërguar propozim-marrëveshje në Athninë.

“Propozim-marrëveshja ka arritur, po ashtu edhe e jona është dërguar në Athinë. Ndërsa këto pritet të jenë mjet që të ndihmojnë procesin e bisedimeve që fazën tjetër do të mbahen në Vienë”, tha Zaev.

Ai njoftoi se më shumë informacione dhe detaje për dokumentin do të jep ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili sot në konferencë për shtyp tha se bisedimet për emrin janë në fazën finale dhe se vizita e Nikos Kotzias në Shkup do të kontribuojë në procesin e negociatave.


“Bisedimet më të vështira kanë qenë në Vienë, të cilat u mbajtën me ftesë të Nikos Kotzias ku kemi biseduar për rreth shtatë orë. Të gjithë e dijmë se edhe zyrtarisht edhe formalisht bisedimet kanë rëndësi. Të gjitha këto kontakte kanë kontribuar në të mirë të zgjidhjes së çështjes së emrit”, tha Dimitrov në konferencë.

Përndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, të enjten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup./Telegrafi/