LAJMI I FUNDIT:

Zabërgja dy javë pushim

Zabërgja dy javë pushim

Sulmuesi i Hysit, Enis Zabërgja, nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës së tij në dy ndeshjet e ardhshme, për shkak të lëndimit, të cilin e ka pësuar në fundjavë, në ndeshjen kryesore të javës së 9-të ndaj Llamkos Kosovës. Zabërgja u lëndua në mesin e pjesës së dytë, çka edhe u desh para kohë të lëshojë fushën.

“Nuk besoj se do të mund të luaj në dy ndeshjet e ardhshme. I kam lënduar brinjët dhe kjo po me pengon edhe të stërvis”, tha Zabërgja. Ai kërkon mbrojtje të arbitrave në terren.

“Është për të ardhur keq se si gjyqtarët po lejojnë lojë të ashpër. Nuk po i mbrojnë futbollistët. Në Evropë lojtari që më lëndoi mua do të ishte përjashtuar”, shtoi sulmuesi i Hysit. /Zëri/Telegrafi/