LAJMI I FUNDIT:

Ymeri tregon se cili është mashtrimi i radhës nga Qeveria

Ymeri tregon se cili është mashtrimi i radhës nga Qeveria

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e ka quajtur si një dështim të radhës të Qeverisë së Kosovës, që përmes komisionit për matje të territorit ta kalojë demarkacionin.

Ai në emisionin Click në RTV21 ka theksuar se Qeveria po mundohet që ta mashtrojë opinionin publik.

“Sikurse të ishte Demarkacioni në rregull, kjo çështje tash e sa kohë do të përfundonte. Marrëveshja aktuale e dëmton terrtitorin e Kosovës”, tha ai.


Ymeri ka theksuar se në vend se të fuqizohet shteti i Kosovës, institucionet po e bëjnë të kundërtën.