Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se një pjesë e europianëve e kanë harruar krimin që Serbia ka bërë në Kosovë, ndaj e sheh vendin si shtet problematik në kontinentin e vjetër.
Këtë koment ai e ka bërë duke folur për vizitën në Britani të Madhe, me ftesë të Partisë Laburiste, dhe qëllimet e saj.
“Ka shumë në Europë që kanë harruar cfarë ka bërë Serbia dhe e shohin Kosovën si shtet problematik. Duhet të qartësohet që shteti fqinj është ende agresiv në raport me Kosovën dhe se vazhdon të ndjekë politikë të ngjashme me atë të viteve të paraluftës”, ka thënë Ymeri në Zona B të Klan Kosovës.
“Ka pasur një keqinformim gjithandej nëpër Europë për Lëvizjen Vetëvendosje, që burimin e ka në Prishtinë, në mënyrë që të dëmtohet kontakti jonë me parti tjera në kontinent. Është e rëndësishme që ta kemi parasysh se me kontakte të drejtpërdrejta ne duam ta luftojmë propogandën serbe në raport me Kosovë”.
Ai ka thënë se ndër të tjera synojnë t’i bindin ndërkombëtarët se dialogu me Serbinë nuk i normalizon marrëdhëniet ndërshtetërore, por po i keqëson ato, duke marrë shembull ndërtimin e murit dhe trenin me simbole nacionaliste.
Sipas liderit të Vetëvendosjes, dy vendet duhet të ketë raporte të mira, si domosdo e ecjes përpara, por vetëm kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe reciprocitetin ndërshtetëror.
“Në takimet tona direkte, shumë njerëz që mund të kenë pasur keqinformim, e kanë kuptuar se Lëvizja Vetëvendosje e do Kosovën shtet të lirë nga krimi dhe korrupsioni dhe i pavarur nga Serbia. Është synim yni që t’i bindim edhe të tjerët që dialogu me Serbinë nuk ndihmon në raportet mes dy vendeve, por është duke i përkeqësuar ato. Është në interes të serbëve të Kosovës që vendi të jetë shtet i fuqishëm, sepse kështu ua garanton edhe të drejtat atyre, edhe aspektin ekonomik. Pra interesat e serbëve të Kosovës janë të mospërputhshme me ato të Serbisë. Ne normalisht që duhet të kemi marrëdhënie të mira me Serbinë, por vetëm nëse ajo e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha Ymeri. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Konfiskohen armë në Ferizaj, 76 vjeçari lirohet nga policia

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë