LAJMI I FUNDIT:

Yjet e Man Cityt do të marrin një bonus të jashtëzakonshëm pas fitimit të titullit

Yjet e Man Cityt do të marrin një bonus të jashtëzakonshëm pas fitimit të titullit

Lojtarët e Manchester Cityt pritet që të fitojnë një bonus jashtëzakonisht të madh pasi fituan titullin e katërt radhazi në Ligën Premier.

Man City fitoi titullin për sezonin 2023/2024 pas fitores me rezultat 3-1 ndaj West Hamit në xhiron e fundit të kampionatit.

‘Qytetarët’ regjistruan triumfin e tyre të katërt radhazi në një arritje të paprecedentë në Ligën Premier.


Dhe duke u bazuar në paratë që lojtarët kanë fituar në sezonin 2022/2023, ata janë në rrugë të duhur për të fituar një tjetër bonus të madh.

Lojtari i Manchester Cityt u përzu nga festa e titullit – ai u përfshi në një përleshje
Lexo po ashtu Lojtari i Manchester Cityt u përzu nga festa e titullit – ai u përfshi në një përleshje

Sipas Daily Mail, bonusi që shpërndahet nga Man City është i strukturuar në baza individuale dhe nuk është një shumë e cila i ndahet tërë grupit.

Sipas raportit, bonusi për të fituar ligën varion nga 200 mijë euro deri në 900 mijë euro.

Lojtarët kryesor si De Bruyne pritet që të fitojnë maksimumin e bonusit ndërsa lojtarët që kanë luajtur më pak minuta pritet të marrin një bonus më të vogël./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Serie A
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori