LAJMI I FUNDIT:

Xibri: Më kanë rrahur në çdo pjesë të trupit

Xibri: Më kanë rrahur në çdo pjesë të trupit

Kryetari i Sindikatës së minatorëve Fiqiri Xibri akuzoi të mërkurën ato që i quajti klane brenda policisë për keqtrajtimin e tij kur u arrestua të premten.

Xibri citohet të ketë thënë se urdhri erdhi nga larg dhe pas atij urdhri kishin filluar ta godisnin. Ai tha se ishte rrahur “barbarisht” në Komisariatin e policisë dhe sipas tij “nuk kishte asnjë centimetër të trupit ku nuk ishte goditur”. “Vetëm në kokë janë 10 goditje”, tha Xibri.

Fiqiri Xibri tha se ishte mbajtur i lidhur në pranga edhe në spital dhe u bëri thirrje kolegëve të tij që të marrin pjesë edhe në homazhet e kësaj të premteje, njofton Top Channel. /Telegrafi/