LAJMI I FUNDIT:

Xherdan Shaqiri dominon në Superligën e Zvicrës, statistikat brilante të yllit shqiptar te Baseli

Xherdan Shaqiri dominon në Superligën e Zvicrës, statistikat brilante të yllit shqiptar te Baseli

Ylli shqiptar i Baselit, Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në Superligën e Zvicrës që nga rikthimi i tij në Evropë, pas aventurës në Major League Soccer te Chicago Fire.

Shaqiri u rikthye në verë te skuadra ku u rrit si futbollistë dhe zgjedhja e tij ka dalë të jetë një zgjedhje e përkryer.

Në 11 ndeshje në Superligën e Zvicrës, Shaqiri ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime, teksa ka shtuar edhe një gol në një paraqitje në Kupë.


Kulmi i paraqitjeve brilante erdhi në fundjavën e fundit, ku 33-vjeçari nga Gjilani shënoi het-trik ndaj Servette FC në fitoren 3-1 të Baselit.

Përveç kësaj, ylli shqiptar ka pasur edhe vlerësim të madh nga faqja e specializuar e statistikave SofaScore, ku ndeshjet e fundit është notuar me nota si 9.3, 8.8, 8.4, 7.6 dhe 10.

Paraqitjet brilante të Shaqiri po e ndihmojnë Baselin këtë sezon, pasi është lider në Superligën e Zvicrës me 28 pikë nga 15 xhiro të zhvilluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Real Madridi me një tjetër deklaratë zyrtare konfirmon se do të luajnë në finale

Real Madridi me një tjetër deklaratë zyrtare konfirmon se do të luajnë në finale

Hansi Flick me akuza të ashpra ndaj Real Madridit për çështjen e gjyqtarëve

Hansi Flick me akuza të ashpra ndaj Real Madridit për çështjen e gjyqtarëve

Kalo në kategori