LAJMI I FUNDIT:

Xhamia dhe kisha në Ferizaj ndahet me mur

Xhamia dhe kisha në Ferizaj ndahet me mur

Njëra nga pamjet që ka identifikuar më së shumti qytetin e Ferizajt, krahas muralit të kamerierit në ish-hotelin “Lyboten”, sigurisht që është edhe fotoja ku shihen Kisha ortodokse serbe dhe Xhamia e Madhe në Ferizaj.

Zakonisht kjo pamje është përcjellë edhe me komentet se ekzistimi afër njëra-tjetrës e këtyre objekteve të kultit, të dy konfesioneve të ndryshme, paraqet simbolin më të mirë të tolerancës ndërfetare dhe paraqet pasuri të trashëgimisë kulturore jo vetëm për Ferizajn. Mirëpo këto ditë midis këtyre dy faltoreve është duke hedhur shtat një mur i lartë rreth dy metra, shkruan Koha Ditore.

Punimet që kanë filluar në oborrin e Kishës ortodokse serbe në Ferizaj janë pjesë e një marrëveshjeje të nisur nga përfaqësues të ICO-s, KFOR-it, udhëheqësve të dy konfesioneve fetare, si dhe të zyrtarëve komunalë të Ferizajt.

“Po, ka qenë një nismë e dalë nga një takim i shumë subjekteve që objekti i Kishës ortodokse të meremetohet, të rregullohet oborri i saj, si dhe rrethoja e saj përgjatë tërë oborrit të Kishës”, ka thënë Besim Zymberi, nënkryetar i Komunës.


Këto punime kishin nxjerrë në pah objektin e kishës me tërë vlerat e saj karakteristike arkitektonike, pas prerjes së drunjve të lartë, si dhe heqjes së barishteve. Mirëpo ajo që i kishte habitur qytetarët ferizajas ishte se muri i rrethojës ishte shumë i ulët nga kufizimet me pamjet nga qyteti, kurse nga ana e xhamisë ai ishte shumë i lartë.

Fehmi Mehmeti, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, që selinë e ka pikërisht në oborrin e Xhamisë së Madhe. Ka thënë se ky mur është fare i panevojshëm dhe vërtet sikur e zvetënon simbolin e tolerancës ndërfetare. Mehmeti nuk lë pa përkujtuar se i tërë oborri i Kishës ortodokse në të kaluarën ka qenë oborr i Xhamisë, por në kohën e Mbretërisë serbe ai i ishte marrë Xhamisë dhe në të ishte ndërtuar Kisha ortodokse, ashtu siç është edhe sot. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori