LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi nuk i përgjigjet Sheshelit, thotë se në Beograd qëndron si zyrtar shtetëror

Xhaferi nuk i përgjigjet Sheshelit, thotë se në Beograd qëndron si zyrtar shtetëror

Nuk kam nevojë t’i përgjigjem askujt, unë nuk jam këtu nga thirrja e ndonjë partie, por në vizitë zyrtare në kuvendin popullor, deklaroi Kryparlamentari i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një intervistë për televizionin serb N1, pas akuzave të liderit së Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel se Xhaferi është terrorist.

Shesheli pyeti se në çfarë roli është i ardhur dhe kush e ka thirrur.

Kam qenë i thirrur nga Kryetarja e Parlamentit. Unë jam i përqendruar në arsyen se pse jam këtu, dhe jo të merrem me partinë e Sheshel dhe deklaratat e tij, theksoi Xhaferi.


Xhaferi foli edhe për sulmin e 27 prillit, vitin e kaluar ne Kuvend.

Sa i përket zgjedhjes time si Kryeparlamentar i Kuvendit, historia përsëritet me atë se zgjedhja ime si Ministër i Mbrojtjes, më 2013, njëlloj ishte me protesta.

Zgjedhja ime në Kuvend gjithsesi se ishte legal dhe legjitim, edhe përkundër gjithë procedurave të opozitës së tashme të më ndaloj punën në Kuvend. Nuk e konsideroj veten si person kontrovers, unë zbatoj obligimet e mia ashtu siç më janë dhënë, thotë Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori