Xhaferi në takim me eurodeputetin Kouloglou dhe fituesen e çmimit Nobel për paqe Wided Bouchamaoui

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim me euroteputetin Stelios Kouloglou dhe fituesen e çmimit Nobel, Wided Bouchamaoui.
Siç njoftojnë nga kabinet, kryetari Xhaferi e përshëndeti arsyen dhe qëllimin e vizitës së tyre, që realizohet në momentin e vërtetë kur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë në rrjedhë aktivitetet e rrumbullakimit të proceseve të filluara për integrimin euroatlantik të vendit dhe ato janë, nominimi i kryeministrave Zaev dhe Tsipras për çmimin Nobel për paqe, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në njoftim shtohet se kryetari i Kuvendit gjithashtu ka theksuar se edhe krahas marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, duke pasur parasysh faktin se Republika e Greqisë është investitori i katër më i madh në Maqedoni, megjithatë, çështjet politike të hapura kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet biletarale poltike dhe kjo dëshmon se çështjet e hapura nëse mbeten të pazgjidhura për një periudhë më të gjatë kohore, do të gjenerojnë vetëm pengesa.
Në vazhdim, kryetari i Kuvendit i informoi të pranishmit për proceset reformuese të Planit 18 dhe për pakon e ardhshme të ligjeve për nxjerrje në fushën e gjyqësisë, sektorit të sigurisë dhe administratës, si pjesë e parakushteve për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në fund, ai shprehu shpresë se pas realizimit të procedurave të duhura në të dyja parlamentet, përsëri do të ketë takim me kolegun e tij Vucis, për ta konkretizuar bashkëpunimin bilateral në të gjitha nivelet, dhe se hapat e këtilla do të kontribuojnë për paqe dhe stabilitet të gjithë rajonit dhe do të shërbejnë si shembull sidomos në kontekst të ngjarjeve aktuale në rajon.
Bouchamaoui shprehu mbështetje për paqen, stabilitetin dhe sigurinë dhe i lavdëroi përpjekjet e të dyja palëve për evitimin e konflikteve dhe për gjetjen e zgjidhjes së qetë për çështjet e hapura, duke treguar në këtë mënyrë se problemet mund të zgjidhen nëpërmjet dialogut. Ajo e theksoi rëndësinë që të dy parlamentet ti përfundojnë aktivitetet e filluara, për arsye se ky është model lartë i çmuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe i njëjti duhet të shërbejë si leksion frymëzues për gjithë rajonin.
Eurodeputeti Stelios Kouloglou e përsëriti mbështetjen e të gjitha partive politike në Parlamentin Evropian për Marrëveshjen e Prespës, për të cilën theksoi se nevojitej guxim politik, edhe përskaj bllokimeve në të dyja shtetet nga parti të caktuara politike. Në lidhje me ratifikimin nga ana e parlamentit grek, ai theksoi se procedura do të përfundohet në afat prej disa ditësh, menjëherë pas përfundimit të procedurës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me çka do të mund të ç’bllokohen proceset e integrimit euroatlantik të vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa