LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Javën e ardhshme do të kemi qeverinë e koalicionit

Xhaferi: Javën e ardhshme do të kemi qeverinë e koalicionit

Maqedonia do të ketë javën e ardhshme një qeveri të koalicionit mes social-demokratëve dhe partive shqiptare, pas dy viteve të bllokimit politik, ka thënë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në një intervistë për AFP.

“Po pres të marr brenda një ose dy ditëve programin e këtij kabineti dhe të thërras menjëherë javën e ardhshme një takim në Parlament”, tha Xhaferi.

Pas një kohe të gjatë bllokimi duke përmendur një shkelje të unitetit kombëtar maqedonas, presidenti George Ivanov ngarkoi më 17 prill kreun e LSDM-së Zoran Zaev për formimin e një qeverie koalicioni, që do të përfitojë një shumicë prej 67 vendesh nga 120 sa ka Parlamenti i Maqedonisë.


Për të refuzuar social-demokratët të merrnin drejtimin e vendit, OBRM-PDUKM e cilësoi si një shkelje të unitetit kombëtar, sipas saj rrezikuar nga pretendimet e partive shqiptare që përbën rreth një të pestën e 2,1 milionë banorëve.

“Për të futur ndryshime si vendosja e shqipes si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin, nuk mjafton të kesh një mazhorancë të thjeshtë. Për këtë do të nevojitej një reformë kushtetuese ose miratimin e rreth dy të tretat e deputetëve”, deklaroi Xhaferi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Lajme
Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Lajme
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person

Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori