Përsëri "fitues". Përsëri “po marrin“ çmime!
Ata, sipas të dhënave të grumbulluara në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999, kanë vrarë 12843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. Veç vrasjeve janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se një milion shqiptarë. Serbët dhunuan mbi 20 mijë shqiptare – nëna, motra e vajzat tona. Dhunuan gruan shqiptare, bërthamën “dhe mitrën“ e kombit shqiptar… Gjenocid! Dhe, përsëri politikat serbe, diplomacia e saj, mediat serbe, ia arritën të kthejnë "piramidën politike“ kokëposhtë e në interes të diplomacisë dhe politikave të tyre gjeo-politike.
Ishte Gjermania naziste e Hitlerit ajo që u kërkoi falje popujve të botës. Ishte politika e pasluftës së II-të botërore ajo që ju gjunjëzua viktimave të politikave të Hitlerit e të Goebbelsit. Po, ishte Willy Brandt ai që me 07 dhjetor të vitit 1970 u përkul dhe u gjunjëzua para viktimave naziste në Varshavën e Polonisë. Po, Gjermania e shëruar kërkoi falje, ra përtokë dhe po ashtu pagoi dhe po paguan dëmshpërblime për gjenocid, vrasje, dhunime e shkatërrime kulturore, e njerëzore.
Nga shqiptarët e Kosovës po kërkohet diçka tjetër, e padëgjuar dhe e paparë ndonjëherë më parë në historinë bashkëkohore.
Serbia të vrau, ajo bëri gjenocid mbi shqiptarët, të dhunoi e të çrrënjosi, e ti përsëri kërkon që unë, ti, ai, ajo, ne dhe jo ata të kërkojmë falje. Sot shqiptarët po “akuzohen“ e po u drejtohet gishti tek hunda se përse ne nuk "kemi" humaniste sikurse Natasha Kandiq.
.
Dhe tjetra: sipas logjikës së “gazetarisë së ambasadave“, mu shkaku se përse Kosova “nuk paska Natasha Kandiqa, ka edhe luftë në Kosovë".
Manipulimi me fjalën, fotografinë dhe filmin ka filluar që moti, por tanimë ka filluar që të instrumentalizohet edhe viktima e edhe e dhunuara. Tani kemi edhe tentimet për njohjen e „çmimit humanitar njëetnik“. Tani, përmes simbolit njëetnik po tentohet “të pastrohet“ e të harrohet “gjenocidi serb njëetnik“.
Prisnit ju, të nderuar, “gazetarë të ambasadave“, që nëna shqiptare “me brekë në gjunjë“ të ishte sikurse Natasha Kandiq?
Mësoni juve historinë? Nuk kamë parë, lexuar e as dëgjuar se në vitet 1941-1953, populli i madh hebre, polak, rus, amerikan, britanik, francez apo norvegjez të kishte një Natasha Kandiq. Jo, sepse ky është reagim njerëzor, është kundërshtim natyror. Është veti e dinjitetit njerëzorë. Po ku “ngatërrohen“ viktimat dhe krimineli, o burrë i dheut? Nuk e kamë lexuar këtë “marifet politik“ as në gjermanishte, as në anglishte, as në norvegjishte e as në danishte, e qe besa as edhe në serbishte.
Të dashur gazetarë të ambasadave, "Natasha Kandiqa" e humanistë të nivelit të saj filluan të lindin, fillimisht, tek populli gjerman, tek inteligjenca gjermane, politika e re gjermane, post-hitlerium. Gjermania post-gebelsiane u vetëdijesua dhe kërkoi falje: morale, politike, etike, kulturore, njerëzore e historike. Më pastaj, vonë, shumë vonë, kishte Natasha Kandiqa tek popujt e vrarë nga gjermanët Rajhut të II-të.
E tani, këtu e tek ne, po kërkohet që shqiptarët të kërkojnë falje, të gjunjëzohen e të vetëfajësohen! Çfarë ironie politike! Çfarë shkurtpamësie historike. O, çfarë turpi moral e çfarë vetëvrasje politike e humane. Ty dhe mua na baraspeshojnë me vrasësin, Goebbelsin, Hitlerin e Millosheviqin. Ty të akuzojnë se nuk paske "Kandiqa". Ty, grua shqiptare, dje me “brekë në gjunjë“, këta po të mveshin me ndjenjën e turpit moral dhe fajësisë humane. Kësaj i thonë retorikë diplomatike, nënë. Kësaj, grua shqiptare i thonë Public Relation. Grua, kjo është e padrejtë!
Natasha e madhe e humaniste rroftë e qoftë. Shqiptarët e nderojnë dhe e kujtojnë. E kam takuar dhe i "heq kapelën", e admiroj, por “nuk e lakmoj“. Nuk e lakmoj sepse ajo i takon, pafajsisht një kombi e një politike që mua më shkatërroi e kombin ma varfëroi.
Diplomacia pushtuese e popullit të Kandiqit akoma po dominon, përsëri po fiton, e vazhdimisht po „grabitë“ edhe çmime. Media shqipe po shpërlan trurin: po kontrollon të “menduarit njëetnik“, po ndanë “çmimet njëtnike“.
Përsëri çmime njëtenike, përsëri humAniste njëetnike, përsëri dhurata njëetnike në “Kosovën shumetnike“.
Edhe njëherë u lexua, u “dëshmua“ dhe u pa se ne jemi „dreqi“ e ata janë “engjëlli“. „Ata kanë“ e “Ne s’kemi!“
Mos e dhunoni e mos “njëetnicitetizoni“ nënën, gruan, motrën e vajzën; kjo gjini s’ka etni, komb e as shtet. Kjo do dinjitet, drejtësi e humanitet!
* Gjunjëzimi i Warshavës
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker