Është njeriu më i pasur në botë, por për amerikanët ai është thjesht “Orakulli i Omahas”. Pikërisht nga ai qytet i Nebraskës i humbur në Amerikën e stepave, Warren Buffet krijoi perandorinë e tij ekonomike dhe famën e një filantropi miliarder.
Pikërisht që aty, me mijëra kilometra larg “Wall Street”-it, javën e kaluar bëri që të merrnin frymë bursat, duke investuar rreth 5 miliardë dollarë në “Goldman Sachs”.
Ai kaloi orë të tëra në telefon për t’u dhënë këshillat e tij të çmuara financierëve dhe bankierëve, senatorëve e ministrave.
Krizën ekonomike që ka mbërthyer Amerikën në këtë kohë e ka cilësuar si “Perl Harbori ekonomik”, duke u përpjekur me gjithë shpirt të bindte skeptikët se pavarësisht gjithçkaje, plani për shpëtimin e institucioneve financiare i hartuar nga Shtëpia e Bardhë, mbetet e keqja më e vogël.
Si për koincidencë, disa ditë më parë u shfaq në raftet e gjithë librarive të Amerikës (po cilësohet si një bestseller) biografia e parë e autorizuar për “Orakullin e Ohamas”.
Njeriu më i pasur në botë ka qenë gjithmonë një financier (ai preferon që ta thërrasin biznesmen) jashtë skemave tradicionale, sepse në vend të grataçielave të Nju Jorkut, ka preferuar qetësinë e mërzitshme të Nebraskës, sepse gjithmonë ka qenë një njeri i rezervuar, që nuk është dhënë kurrë pas publicitetit, i sjellshëm me bashkëpunëtorët e tij dhe filantrop bujar.
Me pak fjalë, asgjë më pak se “peshkaqenët” e tjerë të financës. Buffet ka qenë gjithmonë një njeri që ka dashur të tregojë se nëse je i zoti dhe pa qenë askush mund të ecësh shumë lart, se ndershmëria është më e mirë se veprimet dredharake, se klientët duhen trajtuar si partnerë.
Kur ishte dhjetë vjeç, në 1940-ën, për ditëlindje i ati i dhuroi një udhëtim për në Nju Jork. Në vend të parqeve dhe vendeve argëtuese për fëmijët, Warren preferoi një vizitë në “Wall Street”, ku si një fëmijë shumë i zgjuar për të kapur dhe kuptuar mekanizmat e funksionimit të bursës, preku edhe financierët e vjetër dhe cinikë.
Nga ana tjetër, aktivitetin e tij financiar e kishte filluar në moshën gjashtëvjeçare, kur bleu nga gjyshi gjashtë arka me “Coca Cola”, të cilat i shiti më pas me një fitim prej 5 cent për shishe.
Në moshën 14-vjeçare, falë shitjes së gazetave derë më derë, e kishte bërë deklaratën e tij të parë për taksat, duke i cilësuar si shpenzime kostot e biçikletës dhe kohës.
Gjatë viteve të gjimnazit, ai ishte ndër të vetmit studentë që fitonte më shumë se profesorët (falë marrjes me qira të një fabrike), ndaj askush nuk çuditet kur thotë se “kolegji ka qenë gjëja e vetme me të cilin kam humbur kohë”.
Megjithatë, në universitet shkoi, por pati kurajën të refuzonte prestigjiozen “Harvard Business School” (ëndrra e të gjithë studentëve që pëlqejnë financën) për t’u regjistruar në “Columbia University” në Nju Jork.
Kjo ishte hera e parë që Buffet autorizon një biografi të vetën. Në të kaluarën ia kishin kërkuar shumë shkrimtarë dhe reporterë të çdo lloji, por në fund zgjedhja ishte vetëm njëra: Alicia Schroeder, ish-menaxhere e “Morgan stanley”, që meritoi respektin e Buffet për analizat e saj mbi tregun energjetik dhe që për pesë vjet e ka pasur të lirë hyrjen në jetën private të “Orakullit”.
Pesë vjet intervista me të, me familjarët e tij, me miqtë, kolegët dhe të punësuarit. Rezultati i gjithë kësaj është “Snowball”, një libër me pothuajse njëmijë faqe, që tregon gjithçka mbi jetën e “Orakullit të Omahas”, ashtu siç nuk e kemi njohur kurrë më parë.
Titulli “Top bore”, që ka lidhje me një prej frazave më të famshme të Buffet (jeta është si një top bore, por gjëja më e rëndësishme është që të gjesh borë të “freskët” dhe një dishezë shumë të madhe), tregon epopenë e jashtëzakonshme të atij fëmije që 68 vjet më vonë, pas udhëtimit në Nju Jork u bë njeriu më i pasur në botë sipas vlerësimeve të “Forbes”-it.
Libri tregon me detaje gjithë jetën e tij si biznesmen, krijimin e perandorisë “Brekshire Hatahway”, kompanitë e mëdha ku ka investuar si “American Express”, “Coca Cola”, “Uashington post”, “Gillette”, historitë e tij si filantrop, për kanoçen e “Coca Cola”-s gjithnjë mbi tavolinë (është vërtet i fiksuar pak kësaj pije), por mbi të gjitha shumë histori personale.
Ata që do të kenë fatin ta kenë librin në duar, do të lexojnë edhe se si për të bërë për vete bashkëshorten Susan, Uorrenit iu desh të bënte njëherë për vete të atin, apo raportin me tre fëmijët që e kujtojnë si njeriun që i mbante sytë gjithmonë të fiksuar tek “Wall Street Journal”, lidhjen e Katherine Graham, pronarja e famshme e “Washington Post”.
Një histori e gjatë dashurie që nisi kur ai ishte 40 vjeç dhe ishte i martuar, ndërsa ajo një e ve rreth të pesëdhjetave.
Një ngjarje që do t’i shkatërronte martesën: “Një nga gabimet më të mëdha në jetën time ishte se lejova gruan time, Susan, të më linte”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Bojkot të supermarketeve në Ditën e Konsumatorit, Kaçaniku: Ka shumë abuzime me çmime

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës