LAJMI I FUNDIT:

VV: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, ndërhyrje në sovranitetin e Kosovës

VV: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, ndërhyrje në sovranitetin e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje e ka konsideruar si dështim të radhës së Qeverisë Mustafa lejimin e mbajtjes të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në një konferencë për media ka pohuar se këto zgjedhje janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe në funksion të Kushtetutës së Serbisë.

“Me mosveprimin dhe tolerimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Qeveria është vënë në funksion të kushtetutës serbe dhe në shkelje të plotë të Kushtetutës së vendit. Qeveria përballë dështimeve për t’i ndalur ato po mundohet t’i paraqes si zgjedhje normale dhe demokratike të një shteti fqinjë. Me këtë kemi ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Serbisë në sovranitetin e Kosovës. Ky është sulm i drejtpërdrejtë në pavarësinë dhe kushtetutën e vendit”, tha Konjufca.