LAJMI I FUNDIT:

VV: Me Marrëveshjen për kodin telefonik, Qeveria po e kthen Serbinë në Kosovë

VV: Me Marrëveshjen për kodin telefonik, Qeveria po e kthen Serbinë në Kosovë

Me Marrëveshjen e fundit në fushën e telekomunikimit me Serbinë, ekspertët e Komitetit për Telekomunikacion të Lëvizjes Vetëvendosje, konsideruan se Serbisë po i bëhet i mundshëm kthimi në Kosovë.

Po ashtu, në këtë konferencë, ku përveç kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, morën pjesë edhe dy ekspertët Ismet Hamiti dhe Fatban Bunjaku, u tha se Posta dhe Telekomi i Kosovës është ndarë nga Serbia 55 vjet më parë.

E tash, për herë të parë, sipas ekspertëve të VV-së, me nënshkrim të Qeverisë së Kosovës, operatori shtetëror serb kthehet në Kosovë.


Profesori Ismet Hamiti tha se ky kthim po ndodh në forma të ndryshme.

Por, sipas tij, për herë të parë që nga viti 1990 në Kosovë, po ndodh të kthehet operatori telefonik i shtetit të Serbisë.

Ai tha se me anë të kësaj marrëveshje Serbisë i njihen kompetencat në qeverisjen e sektorit të telekomunikimit.

Duke i quajtur matrapazë disa prej ndërkombëtarëve, Hamiti tha se historia për gjetjen e një zgjidhjeje për kodin telefonik të Kosovës, përfshin në vete edhe eksperimentet e ndërkombëtarëve, që sipas tij, janë bërë në vend.

“Cila është zgjedhja e duhur për kodin dhe një temë të cilën askush nuk e ka trajtuar deri sot, është persekutimi i kuadrit profesional në Kosovë. Eliminimi i tyre për shkak se u kanë dalë përballë atyre që kishin vu veti synim kapjen e shtetit dhe matrapazëve tuaj ndërkombëtarë që kishin ardhur këtu për të bërë eksperimente”, theksoi Hamiti.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se Marrëveshja për Kodin Telefonik me Serbinë, është e dëmshme për Kosovën.

Kjo, pasi sipas të parit të VV-së, operatori telefonik që deri më tash ka operuar ilegalisht duke iu shërbyer serbëve të Kosovës, me këtë marrëveshje legalizohet me pajtimin e institucioneve të vendit.

Sipas kryetarit Ymerit, Serbia nëpërmjet kësaj marrëveshje synon të arrijë dy qëllimet kryesore të saj.

E para sipas tij është që Kosova ta marrë kodin telefonik (+383) dhe përmes kësaj të bëhet hyrja e operatorëve ilegalë në institucionet e Kosovës, siç ishin edhe strukturat e tjera paralele në Republikën e Kosovës.

“Kjo marrëveshje për telekomunikacion ka dy elemente kryesore. Në njërën anë ajo që është përfolur shumë nga qeveria e Republikës së Kosovës, e përfundimisht me këtë marrëveshje Kosova po e fiton kodin e vet shtetëror për komunikime apo telekomunikime ndërkombëtare, që është përfolur të jetë kodi +383, dhe aspekti tjetër që e ka legalizimin e ndërhyrjes së deritashme ilegale të Serbisë në fushën e telekomunikimit. Pra, sikur te Zajednica, sikur te energjia, si telekomunikacioni, ju e dini se prej vitit 1999, Serbia në pjesë të caktuara të territorit të Republikës së Kosovës ka ushtruar ndërhyrje ilegale. Përmes kompanive të veta, përmes administratës së vet, policisë së vet, strukturave ilegale e kështu me radhë”, theksoi ai.

Në gusht të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës nënshkroi marrëveshjen me Serbinë, sipas të cilës i Kosovës i jepet kodi telefonik (+383), por gjithashtu edhe Serbisë i lejohet që ta ketë një operator të telefonisë mobile në Republikën e Kosovës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori