Qyteti i Vushtrrisë nuk e mban mend të ketë kaluar nëpër një situatë çfarë është tash. Ky qytet po e shijon suksesin e ekipit të tyre, Llamkos Kosovës i cili po i prin futbollit kosovar. Kosova është në pozitën e parë pas nëntë javësh të Superligës së Kosovës dhe është një prej kandidatëve më serioz për titull, gjë që e ka “ndezur” qytetin.
Kjo s’ka ndodhur kurrë deri më tashti edhe pse ky ekip me dekada garon në elitën e futbollit kosovar. Sipas prijësit të tifozëve “Forca” të Vushtrrisë, Gazmend Rexhepi, atmosfera në Vushtrri gjithmonë ka qenë e mirë, por sivjet është dyfishuar për shkak të suksesit të skuadrës.
Ai beson se në fund të garave, ata do të kurorëzohen me titullin e kampionit, për të cilin kanë mëtuar dhe mëtojnë ta presin.
“Në Vushtrri atmosfera nuk ka munguar kurrë. Edhe kur kemi luftuar për ekzistencë ne kemi bërë atmosferë. Por sivjet gjërat janë më ndryshe, më mirë. Ekipi ynë po udhëheq në futbollin e Kosovës dhe kjo na bën krenarë”, tha Rexhepi, duke shprehur optimizmin e tij se futbollistët do t’i sjellin titullin e kampionit këtij qyteti që jeton me futbollin, të parin në historinë tyre.
“Ne gjithmonë besojmë ne ekipin tonë. Edhe këtë herë po besojmë se do të fitojmë titullin e kampionit, por për Forcën, O jemi kampion o jo, Kosova është e jona dhe ne do ta duam ashtu siç është”, shtoi prijësi i “Forcës”.
“Ne jemi gjithkund ku është Kosova. Për ne nuk ka stadium të nxehtë e të ftoftë, shkojmë ku e kemi ekipin. Sa i përket incidenteve, në Vushtrri kjo nuk po ndodh në nëntë javët e para nuk kemi asnjë gjest të pahijshëm. Kryesia e klubit bashkë me kryesinë e tifozëve kanë bashkëpunim të mirë dhe punojmë bashkë në eliminimin e gjesteve të pahijshme”.
Momentin po e shijon edhe kapiteni i Llamkosit, Bahri Kera. Për lojtarin që me vite të tëra ka derdhur djersën për këtë klub, kjo është hera e parë që e sheh vetën lider të futbollit kosovar. Dhe ai këtë po e shijon në maksimum, së bashku me të gjithë ata që po e rrethojnë.
“Vetëm ata që janë pjesë e Vushtrrisë e dinë se çfarë atmosfere e bukur është këtu. Nuk mundet askush me fjalë ta përshkruaj atë që ndjejnë qytetarët për këtë sukses që e kemi në këtë fillim të sezonit. Me një fjalë këtu nga mëngjesi deri në mbrëmje është festë dhe flitet vetëm për futboll”, tha Kera i cili po shpreson se këtë festë ta vazhdojnë edhe në fund të kampionatit me titull të kampionit.
“Nuk e di çka do të ndodhë në fund. Ajo që i garantojmë të gjithëve është puna dhe angazhimi maksimal i joni. Po shpresojmë se do t’ia arrijmë qëllimit. Ne “Forcën” e kemi mbrapa gjithmonë. Por këtë herë kemi më përgjegjësi, pasi që jemi në luftë për titull dhe nëse rastësisht nuk e kurorëzojmë këtë sukses do t’i zhgënjejmë ata tifozë”, tha Kera.
Por nuk janë vetëm vendasit ata që po kënaqen në Vushtrri. Pjesë e saj janë edhe lojtarët e ardhur në Llamkos. Alban Dragusha i cili ka pasur rastin të luaj nëpër shumë skuadra brenda dhe jashtë Kosovës, thotë se Vushtrria është ndryshe.
“Ata vërtet dinë t’i gëzohen suksesit. Ata e shijojnë në maksimum çdo fitore. Në Vushtrri tashmë nuk flitet asgjë tjetër vetëm për futboll dhe kjo edhe neve na bënë të japim më të mirën për të shpaguar këtë atmosferë që po bëjnë”, tha Dragusha. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLegjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt
Publikohet lista me trajnerët më të paguar në botë për vitin 2025
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës
Gyokeres ‘vendos’ për cilin klub do të luajë – Sporting Lisbona zbret çmimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti