LAJMI I FUNDIT:

I vuri zjarrin stacionit policor, amerikani gjobitet me 12 milionë dollarë

I vuri zjarrin stacionit policor, amerikani gjobitet me 12 milionë dollarë

Një burrë është urdhëruar të paguajë 12 milionë dollarë për rolin në djegien e një stacioni policor në Minneapolis gjatë protestave të vitit të kaluar.

Gjoba për Dylan Shakespeare Robinson, 23, i cili u deklarua fajtor për një akuzë për zjarrvënie të qëllimshme në dhjetor, do të pasojë një dënim me katër vjet burg.

Avokati i Robinson ka thënë “nuk ka asnjë mundësi reale” që klienti të jetë në gjendje të përballojë gjobën.


Tre burra të tjerë të cilët gjithashtu u deklaruan fajtorë do të dënohen në një datë të mëvonshme, raporton bbc.

Në maj të vitit të kaluar, mijëra njerëz dolën në rrugët e Minneapolis për të protestuar ndaj vdekjes së George Floyd që ndodhi ndërsa ishte në arrest policie.

Oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin, i cili më vonë u pushua nga puna dhe u shpall fajtor për vrasje, u filmua duke i vënë këmbën në qafë afro-amerikanit, Floyd për më shumë se nëntë minuta gjatë arrestimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Kalo në kategori