LAJMI I FUNDIT:

Vullnetarizmi temë në edicionin e pesëmbëdhjetë të BarCamp Prizrenit

Vullnetarizmi temë në edicionin e pesëmbëdhjetë të BarCamp Prizrenit

Edicioni i pesëmbëdhjetë i BarCamp Prizren do të mbahet këtë të Mërkurë, më11/02/2015 duke filluar prej orës 18:00 në CultBar. BarCamp Prizren organizohet nga OJQ THY ndërsa mbështetet nga Fondacioni IPKO.

BarCampPrizren është një ngjarje joformale që përkrahet nga komuniteti dhe në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit interaktiv ndërmjet folësit dhe pjesëmarrësve.

BarCamp-et kanë për qëllim të i motivojnë pjesëmarrësit që të marrin pjesë në një epokë të re të lidershipit dhe të nisin ndryshime pozitive në shoqëri. Me integrimin e biznesit, teknologjisë dhe temave sociale në një vend, këto ngjarje joformale ofrojnë vendin ideal për ndarje të ideve, zgjerim dhe krijim të lidhjeve të reja shoqërore.

Gjatë edicioneve të kaluara, BarCampPrizren ka arritur të sjellë pranë jush folës eminent me tema inovative dhe ka krijuar një komunitet që nxitë vlera të mira dhe ide kreative mes qytetarëve të Prizrenit. Edhe këtë edicion tentojmë ta vazhdojmë këtë me folësit në vazhdim

Dario Mancinelli vjen nga Italia, banon në Prizren dhe punon për Organizatën Italiane IPSIA. Në BarCamp Prizren ai do të flas për aktivitetet vullnetare që ka bërë, duke filluar nga përvojat si dhurues i gjakut duke vazhduar për përvojat e tij si vullnetar në të dyja organizatat njëra e cila kishte në fokus mbrojtjen civile dhe shërbimeve ndaj qytetarëve ndërsa tjetra përvoj në një agjenci të mjedisit. Dario gjithashtu do të flas rreth motivimit të tij për atë që ka bërë si dhe çfarë ka përfituar nga këto përvoja në përgjithësi.
Mancinelli prezantimin e tij do ta përfundojë duke folur për CouchSurfing! Duke përshkruar se çfarë është, si funksionon, cilat janë arsyet pse e përdor dhe avantazhet e CouchSurfing.

Skënder Boshtrakaj ish Drejtori dhe themelues i Departamentit të Rinisë në MKRS dhe njëri ndër iniciatorët për hartimin e legjislacionit për punën vullnetare në BarCamp Prizren do të flas për punën vullnetare dhe rritjen e punësueshmerisë.
Boshtrakaj do të shtjelloj se si puna vullnetare mund të jetë një mënyrë e mirë për të ndihmuar të rinjtët e papunë, që të zgjerojnë rrjetin e tyre të kontakteve, të përmirësojë CV-në e tyre, duke lënë përshtypje pozitive në një treg konkurrues të punës.

Doruntina Ukimeri është koordinatore e Rrjetit të Organizatave të Kulturës (RrOK) në Prizren. Gjithashtu nga viti 2014 Ukimeri koordinon Forumin për Zhvillim Kulturor që është projekt i financuar nga BE dhe implementohet nga Dokufest, ForumiKulturor dhe Teatri ODA. Dori ka studiuar arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës. Nga 2011-2014 ka punuar si task manager në Cross Border Cooperation Albania-Kosovo. Gjithashtu është anëtare e OJQ “N’GO” dhe është marrë aktivisht me festivalin e muzikës dhe aktivizmit NGOM.
Doruntina në BarCamp Prizren do të flas për RrOK-un, rrjetin joformal të 25 organizatave të kulturës në Prizren.

Për të gjithë ata që vijnë me kohë do të ketë pije falas. Mbështetës medial janë: Telegrafi.com, Digjitale.com dhe GazetaOra.com.