LAJMI I FUNDIT:

Vuçiqi paralajmëron ndërtimin e rrugës Mitrovicë – Jarinje, Qeveria: Deklarimet e tilla janë te pamatura

Vuçiqi paralajmëron ndërtimin e rrugës Mitrovicë – Jarinje, Qeveria: Deklarimet e tilla janë te pamatura
Arkiv

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para disa ditësh përmendi ndërtimin i rrugës Mitrovicë – Jarinje, që sipas tij do të jetë një pasqyrë, “e jo diçka që do t’i bënte me turp serbët nga gropat e shumta”.

Sipas tij, bëhet fjalë për një projekt të madh dhe një rrugë të rëndësishme, për të cilin paratë janë ndarë nga Qeveria e Serbisë.

“Duhet të lidhë Mitrovicën Veriore me pjesën më të madhe të serbëve të “Kosovës dhe Metohisë”, të gjithë serbët e “Metohisë” (Dukagjinit), dhe serbët e Kosovës, së paku, të them kështu, na Prilluzhja, Plemetini, Babinmosti, pra nga gjithë ajo pjesë në mes të Mitrovicës, nëpër Vushtrri e Obiliq, deri në Prishtinë”, është deklaruar Vuçiq


Deri tash, nga Qeveria e Kosovës, që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit e drejtuar nga Albin Kurti, nuk ka folur gjatë për këtë temë.

InDoks ka tentuar që të intervistojë zyrtarë në Kabinetin e Kryeministrit Kurti, por edhe persona përgjegjës në Ministrinë e Infrastrukturës, por të dyja këto institucione kanë refuzuar që të flasin para kamerës.

Krejt çka Zëdhënësi i Qeverisë ka dërguar si përgjigje, është një koment që e ka bërë edhe më herët.

“Rruga Jarinjë-Mitrovicë është rrugë rajonale në Republikën e Kosovës. Përkujdesja ndaj saj është përgjegjësi e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sikurse edhe të gjitha rrugët tjera rajonale brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ne tashmë jemi në proces të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe nevojës potenciale për investime në atë rrugë. Deklarimet e tilla nga Qeveria e Serbisë janë të pamatura, dhe çdo veprim i eventual në këtë drejtim është papranueshëm për Republikën e Kosovës”. Ky është komenti i vetëm që Qeveria kosovare ka dhënë për një nismë të Serbisë, për të cilën Presidenti Vuçiq ka dhënë edhe afate se kur ajo sivjet do të fillojë”, kanë thënë nga Zyra e Kryeministrit për InDoks.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori