Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Prishtina nuk po bën asgjë për të gjetur një zgjidhje kompromisi me Serbinë, duke theksuar se vlerëson shumë që presidenti francez Emnanuel Macron po bën përpjekje për diçka, për të cilën askush nuk garanton suksesin politik. Ai gjithashtu ka thënë se ideja e korrigjimit të kufirit, ose shkëmbimi i territoreve më nuk është aktuale.
Në një intervistë për gazetën franceze “Le Figaro”, të cilën e transmetojnë mediat serbe, në pyetjen pyeti se çfarë do të dëshironte të fitonte për njohjen e pavarësisë së Kosovës, presidenti serb ka thënë se nuk aktualisht nuk shtrohet një pyetje e tillë.
“Prishtina ka vendosur të aplikojë taksë prej 100 për qind për produktet nga Serbia për të na detyruar të njohim pavarësinë e pakushtëzuar të Kosovës. Kjo nuk është sjellje e civilizuar. Nëse ata që janë përgjegjës në Kosovë mendojnë se shantazhet e tyre të vazhdueshme mund të japin rezultate, por janë të gabuar. Ne nënshkruam prillin e vitit 2013 në Bruksel një marrëveshje për të garantuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ata nuk e zbatuan, dhe në vend të kësaj ata sajojnë të pavërteta për ta dëmtuar imazhin tonë”, ka thënë presidenti serb, përcjell Telegrafi.
Vuçiç tha se ai vlerëson që presidenti francez Emmanuel Macron po bën përpjekjet personale për diçka që askush nuk mund të garantojë sukses.
“Ai është i guximshëm. Angazhohet në çështje të rëndësishme, megjithëse kanë pak shanse të shpaguhen politikisht”, tha Vuçiqi.
Gazetari “Le Figaro” e ka pyetur Vuçiqin edhe lidhur me idenë e ‘Shqipërisë së Madhe’, për të cilën ai theksoi se shqiptarët kanë ende aspirata të tilla.
“Ata e dëshirojnë atë dhe njerëzit budallenj nuk e shohin atë. Ndonjëherë o të thoshin se do të bashkoheshin nën çatinë e BE-së, nganjëherë ndryshe, por ata kurrë nuk hoqën dorë nga ajo ide. Shikojeni Albin Kurtin, i cili i fitoi zgjedhjet. Rri ulur derisa i bëjnë foto, kurse pas tij nuk ka flamur të Kosovës, por të Shqipërisë. Dhe të gjithë ambasadorët, përfshirë atë amerikan dhe britanik, u ulën me të dhe vendosën para flamurit shqiptar dhe kjo nuk i shqetësoi ata”, tha ai.
Vuçiq tha se “që nga lufta e vitit 1999 me NATO-n, serbët vazhdimisht kanë qenë në defansivë dhe paralelisht kësaj shqiptarët janë imazhi i tyre i mirë, të cilin e ka krijuar propaganda e NATO-s, për të arritur qëllimet e tyre”.
“Ata kanë vendosur interesa të reja kombëtare që synojnë mbizotërimin në Ballkan. Kështu 28 Nëntori është festa kombëtare e Shqipërisë, e Kurti tashmë ka paralajmëruar një marshim të madh drejt Tiranës dhe ka sulmuar Edi Ramën, pasi Kurti kundërshton politikën e bashkëpunimit në Ballkan të cilën e mbështet Kryeministri shqiptar”, tha Vuçiqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos