Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Bruksel se atmosfera në drekën e punës me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogerini ishte e hapur dhe se në këtë takim ai konfirmoi qëndrimin e Serbisë se dialogu mund të vazhdojë sapo Kosova të tërheq taksat. Ai ka thënë se “Serbia sot ishte në pozicionin më të vështirë dhe e vetmuar, sepse të gjitha vendet e rajonit, përveç Bosnjes e Hercegovinës, e kanë njohur Kosovën”.
“Serbia është e gatshme për dialogu sapo të hiqet taksa. Ne nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë”, ka thënë Vuçiq, në një deklaratë për media, pas takimit në Bruksel, përcjell Telegrafi.
Vuçiq gjithashtu ka thënë se “Serbia në këtë takim ishte në pozicionin më të vështirë dhe e vetmuar, sepse të gjitha vendet e rajonit, përveç Bosnjes e Hercegovinës, e kanë njohur Kosovën, por me të gjitha këto vende po punohet në të gjitha sferat e tjera për zhvillimin e raporteve më të mira të mundshme”.
Ai tha se nuk ka pasur takim të veçantë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
“E pashë atë në drekë, por sot nuk kemi pasur këtë lloj dialogu. Një pikë referimi e rëndësishme ishte për të gjithë ne dhe të ardhmen evropiane dhe një vlerësim se çfarë do të ndodhë”, tha Vuçiq.
Ai e ka komentuar edhe letrën që i ka dërguar presidenti i SHBA-së Donald Trump. Vuçiq tha se duhet të vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje për Kosovën, “përndryshe, zgjidhjet e këqija do të na gjejnë dhe do të na kthejnë mbrapa”.
Vuçiq tha se letra e Donald Trump në lidhje me Kosovën flet tre gjëra, dhe një prej tyre është se SHBA është e interesuar në zgjidhjen e problemit të Kosovës me kompromis.
“Letra gjithashtu tregon se në të gjithë procesin, presidenti amerikan është përfshirë për herë të parë në mënyrë të hapur, që do të thotë se ‘makina’ e madhe do të mbështesë ardhjen e një zgjidhjeje të tillë”, u tha gazetarëve në Bruksel Vuçiq.
Duke vënë në dukje se ai e kishte lexuar tekstin në letrën, Vuçiq tha se nuk ishte dakord me vlerësimin e Trump se negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ishin në fazën përfundimtare:
“Fakti që Trump thotë se kemi hyrë në fazën përfundimtare, nuk mund të pajtohem plotësisht me këtë, nuk mendoj se jemi afër zgjidhjes”, tha Vuçiq dhe shtoi se letra e Trump tregon se sa e interesuar është SHBA për të ardhur deri te zgjidhja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj në Klinë: Nuk e kryej mandatin pa pasur çerdhe për çdo fëmijë të Kosovës
Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit
Mickoski: Së shpejti do të fillojmë procedurën për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetarë të komunave
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur
Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve