Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se do t’i përgjigjet çdo ftese për të vazhduar dialogun me përfaqësuesit e Kosovës, por se nuk sheh një kuptim më të thellë në bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se serbët dhe shqiptarët do të jenë dy popujt më të mëdhenj në Ballkan.
Presidenti serb, sipas mediave serb, ka thënë se Kurti dëshiron të flasë vetëm për të kaluarën, kurrë për të ardhmen dhe se e akuzon Serbinë për kryerjen e tre gjenocideve kundër popullatës shqiptare.
“Duket se as historinë e tij nuk e ka mësuar mirë… Thelbi është se Serbia duhet të marrë pjesë në dialog, sepse ne rrisim sigurinë e popullsisë serbe, por edhe sepse ajo duhet të zvogëlojë tensionet (mes dy popujve). Serbët dhe shqiptarët me siguri do të jenë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor në 100 vitet e ardhshme. Nëse do të kemi sukses [në dialog], këtë nuk e dimë”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu vlerësoi se politikanët e Kosovës duan të “blejnë” vullnetin e serbëve që jetojnë në Novobërdë, Kllokot dhe Graçanicë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, “sepse ata mendojnë se Serbia nuk ka të bëjë me ato zona, por shtoi “e dinë se nuk kanë shanse”.
Duke komentuar ndërtimin e paralajmëruar të rrugës Jarinje-Mitrovicë, Vuçiq tha se Serbia dëshiron ta bëjë atë “në mënyrën më të mirë të mundshme”, por se autoritetet e Prishtinës po e pengojnë atë projekt infrastrukturor.
“Nuk bëhet fjalë për paratë, por (ata duan) të sjellin të gjitha makinat dhe punëtorët, dhe që ata të dërgojnë ROSU (Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës) për t’i rrahur”, vlerëson Vuçiq. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës