LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq i quan të ekzagjeruara deklaratat për luftë, nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi

Vuçiq i quan të ekzagjeruara deklaratat për luftë, nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi
Beograd, 29. deecembrta 2016 - Predsednik Vlade Republike Srbije Aleksandar Vucic govori na godisnjoj konferenciji za novinare. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb

Kryeministri dhe presidenti i zgjedhur i Serbisë Aleksandar Vuçiq, deklarimet e zyrtarëve të Kosovës për luftë nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi, i ka quajtur të ekzagjeruar.

Kryeministri serb, këtë e ka thënë duke iu referuar deklarimeve të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i cili ka kërcënuar edhe me luftë nëse i vëllai i tij, Ramushi, ekstradohet nga Franca për në Serbi.

Madje, ai thotë se nëse ndërkombëtarët duan një Kosovë pa komunitetin serb, atëherë le ta ekstradojnë atë.


“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, ka thënë ai.

Ndërkaq Vuçiq, ka thënë se është e rëndësishme që tensionet të largohen dhe të mos provokohet situata më tej.

“Nuk është lehtë të dëbohen serbet nga shtëpitë e tyre, ata as nuk mund të tremben apo fiksohen nga deklarime të tilla. Është e rëndësishme që të kihet kujdes dhe të shmanget ndonjë incident”, ka thënë Vuçiq.

Sipas mediave serbe ai ka sugjeruar që pala kosovare ti kthehet bisedimeve në Bruksel dhe në këtë mënyre të vazhdohen çështjet e mbetura pezull.

“Nuk mundet që një urdhërarrest, një hetim dhe një akuzë për krimet më të rënda të jetë arsye e mjaftueshme që të kërcënohet mbijetesa e një populli të tërë. Kjo është e papranueshme dhe këtë shteti i Serbisë, dhe askush tjetër në botë, nuk mund ta pranojë”, ka thënë Vuçiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori