LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Nuk e shkatërruan Serbinë pushkët e Thaçit

Vuçiq: Nuk e shkatërruan Serbinë pushkët e Thaçit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit Thaçi, të bëra sot në përvjetorin  Betejës së Koshares, tha se “Serbia po bën politikë paqeje e jo të pushkës dhe armëve”. Ndaj deklaratave të Thaçit kanë reaguar edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë serbë.

“Nuk më pëlqen të merren me pushkë dhe me armë, si Thaçi. Le ta bëjë ai. Por, nuk e shkatërruan pushkët e Thaçit Serbinë, por disa avionë. Dhe e jona është të bëjmë politikë të paqes”, u tha Vuçiq gazetarëve në Mostar, raporton ‘Al Jazeera”, përcjell Telegrafi.

Thaçi tha sot se ndaj kërcënimeve të Serbisë do t’iu përgjigjen në të njëjtën mënyrë, si 19 vjet më parë.


“Edhe sot Kosova dhe rajoni ballafaqohen me sfida. Kosova nganjëherë po ballafaqohet edhe me kërcënime të drejtpërdrejta të Beogradit, por edhe sot nga Kosharja përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë. Çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi siç ju kemi përgjigjur edhe më herët për largimin e çdo pretendimi kërcënues nga Serbia dhe kushdo tjetër”, tha Thaçi, në manifestimin e 19-vjetorit të Betejës së Koshares.

Thaçi nga Kosharja iu përgjigjet kërcënimeve të Serbisë
Lexo po ashtu Thaçi nga Kosharja iu përgjigjet kërcënimeve të Serbisë

Sipas presidentit serb,  me kujdes duhet të lexohet deklarata e Thaçit, ku thotë se “19 vjet më parë është hequr përgjithmonë kufiri mes dy vendeve të popullit shqiptar”.

“Duhet të pyesni disa nga komuniteti ndërkombëtar se çfarë ata mendojnë ata dhe nëse për këtë shkak është sulmuar Serbia në vitin 1999”, tha Vuçiq.

“Le të thonë çfarë të donë ata… Unë të tregoj heroizëm dhe të tregojë kush është më i fortë … Kjo as nuk më shkon ndërmend”, tha Vuçiq.

Deklarata e presidentit të Kosovës sot nxiti reagime edhe nga zyrtarët tjerë serbë.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se shpreson që BE dhe NATO do të dënojnë zëshëm deklaratat e Thaçit, që thërrasin për konflikt të ri.

Ndërsa, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq tha se deklaratat e tilla ndjellin urrejte dhe luftë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori