Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në bisedimet e ardhshme në Bruksel, konkluzion i përbashkët duhet të jetë se “nuk guxon të vijë deri te përdorimi i armëve” dhe se pas takimit që kishte me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel, duhet të shihet më qetë e tërë situata në Ballkanin Perëndimor.
Vuçiq në një konferencë shtypi ka thënë se nuk do të jenë aspak të lehta bisedimet e së martës në Bruksel me palën kosovare, sepse, sipas tij, palët do të nisemi nga dy këndvështrime të kundërta, “ata se Kosova është e pavarur dhe ne se ajo është pjesë e territorit të Serbisë”, prandaj është e vështirë të arrihet deri te konkluzioni i përbashkët, por ai duhet të arrihet që armët të mos përdoren”, shkruan gazeta serbe “Kurir”, transmeton Telegrafi..
Ai tha se të gjithë po flasin për trenin, por askush nuk i ka kushtuar vëmendje sjelljes së armatimit rëndë dhe mjeteve të tjera. “Shqiptarët nuk e kanë parë atë tren, pasi ai është ndaluar pas sjelljes së Njësive Speciale në veri të Kosovës”.
Vuçiq tha se përbërja etnike Policisë së Kosovës duhet të jenë në përputhje me përbërjen etnike, “kjo vlen edhe për njësitet Speciale, e jo të dërgohet ROSU e përbërë vetëm nga shqiptarët”, transmeton Telegrafi.
“Jam i lumtur që u mënjanua konflikti edhe pse dikush deshi ta provokojë atë”, tha Vuçiq.
“Në Bruksel shkojmë me qëllim që të përpiqemi të arrijmë marrëveshje, që të dy palët të bëjnë ndonjë kompromis”, tha ai.
Vuçiq tha se i është mirënjohës shefes së diplomacisë evropiane Frederica Mogherini dhe kancelares gjermane Angela Merkel, me të cilat ka pasur takime të ndara në Davos dhe se pas këtyre bisedimeve më i qetë e sheh situatën në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama