LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Merkel na ka kufizuar për Kosovën, për të është temë e mbyllur

Vuçiq: Merkel na ka kufizuar për Kosovën, për të është temë e mbyllur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se perëndimi e konsideron Kosovën si një vend të tërë, sovran dhe me territor të pandarë, shkruajnë mediat serbe.

Vuçiq ka komentuar pas deklaratës së kancelares gjermane Angela Merkel, e cila është shprehur kundër çfarëdo ndryshimi të kufijve në Ballkan, transmeton Telegrafi.

Tim Judah: Si do të veprohet pas deklaratës së kancelares Merkel për mosndryshim kufijsh?
Lexo po ashtu Tim Judah: Si do të veprohet pas deklaratës së kancelares Merkel për mosndryshim kufijsh?

“Ajo na ka kufizuar, që Kosova të jetë e ndarë nga Serbia. E gjithë bota perëndimore, konsiderojnë Kosovën si një territor të pandashëm që i përket shqiptarëve në Prishtinë. Nga këndvështrimi i tyre kjo punë ka marrë fund. Dhe për këtë më ka habitur fakti te disa njerëz në Serbi. Sonja Biserko dhe Sava Janjiq gjithmonë kanë qenë pro pavarësisë së Kosovës, por një pavarësi të Kosovës për shqiptarët, dhe kjo është arsyeja pse kanë luftuar kundër Serbisë dhe asaj se çfarë mund të fitojmë, por atyre iu bashkuan edhe disa persona këtu në Serbi”, ka shtuar Vuçiq.


Presidenti serb ka shtuar se “është mjaftueshëm trim” që t’ju kërkojë diçka më shumë për serbët në Serbi, kancelares Angela Merkelit, presidentit rus, Vladimir Putin dhe Mike Pence e presidentit francez Emmanuel Macron.

Sipas tij, qëndrimi i Merkel është i njëjtë me atë që e ka pasur 10 vite më parë, kur Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq ka shtuar se takimin e radhës me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi do ta mbajë në shtator. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori