Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se plotësisht pajtohet me deklaratën e kryeminstrit të Kosovës, Albin Kurti, se asgjë që arrihet nën presion nuk ka vlerë.
Siç transmetojnë mediat serbe, Vuçiq, ia ka përkujtuar kryeministrit të Kosovës se “është edhe më pak e vlefshme gjithçka që është rezultat i forcës direkte, siç ishte rasti me ‘agresionin NATO-s, për t’ia marrë Kosovën Serbisë”.
Mediat serbe e citojnë një deklaratë të Kurtit për “Frankfurter Algemaine Zeitung”, ku thotë se “nënshkrimi ose pëlqimi për diçka të arritur përmes kërcënimeve ose detyrimit nuk mund të jetë i vlefshëm dhe nuk ka validitet e legjitimiteti”, kurse Vuçiq thotë se “kjo është e vetmja gjë me të cilën jam dakord me Kurtin”, përcjell Telegrafi.
Ai tha se deklaratën e Kurtit do ta përsëris kudo, sepse, siç shpjegoi ai, ajo nënkupton që gjithashtu edhe më pak vlen gjithçka që është fituar me forcë.
“Kurti duhet të ketë parasysh se gjithçka që është arritur me forcë, dhe nga agresioni kundër Serbisë, nga agresioni i tmerrshëm i 19 vendeve kundër Serbisë, që është më shumë sesa një kërcënim dhe është një detyrim i drejtpërdrejtë, duhet të ketë një devijim edhe më të qartë sesa ndaj deklaratave të dikujt dhe diçka që nuk paraqet detyrim… “, ka thënë Vuçiq.
Ai tha se Serbia do të presë që Kosova të heq taksat ndaj mallrave serbe, dhe tha se atëherë Serbia nuk do të falënderohet për këtë.
“Nuk do t’ju themi faleminderit kur të heqin taksën, por do të tregojmë se sa dëm na kanë shkaktuar, të kundërligjshëm, çfarë krejt kanë kundër vendit tonë dhe popullit tonë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë, të përpiqemi që në të ardhmen ky dëm të jetë më i vogël”, tha Vuçiq para gazetarëve.
Presidenti serb tha se qëndrimi i Amerikës ndaj Kosovës për heqjen e taksës është shumë racional dhe parimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri