LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Kosova u vonua për themelimin e Asociacionit, jep një detaj për komandantin e policisë në veri të vendit

Vuçiq: Kosova u vonua për themelimin e Asociacionit, jep një detaj për komandantin e policisë në veri të vendit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference për media të mbajtur në Beograd, ka deklaruar se nuk ka zgjidhje të lehtë për çështjen e Kosovës. 

Ai ka shtuar se për shkak të së ardhmes së Serbisë, duhet ta zgjedhin çështjen e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Vuçiq është i bindur se që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka bërë çmos që të jetë partner i besueshëm jo vetëm për shqiptarët, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare.


“Shqiptarët me një pëlqim të heshtur, më saktësisht pa kundërshtimin e qartë të Bashkimit Evropian, nuk përmbushën detyrimin e vetëm, që është krijimi i Asociacionit të komunave serbe”, ka shtuar presidenti serb.

Ai vazhdimisht ka potencuar se Serbia ka insistuar vazhdimisht në Asociacionin e komunave serbe.

“Do t’ua zbulojë edhe një gjë. Sipas marrëveshjes së Brukselit, AKS-ja është ajo që propozon komandantin e policisë për pjesën veriore të Mitrovicës. AKS-ja propozon katër kandidatë, prej të cilëve njërin nga kandidatët e zgjedh Prishtina. Ne sot këtë nuk mund ta bëjmë, pasi nuk është formuar Asociacioni i komunave serbe”, ka shtuar Vuçiq.

I pari i Serbisë beson se vendit të tij i kanë mbetur vetëm dy opsione.

“Çfarë u ka mbetur serbëve të bëjnë në të ardhmen. Ata i kanë dy opsione. Njëra është që pas 1930 ditëve Prishtina nuk i ka përmbushur obligimet, dhe kështu detyron serbët të marrin punët në duart e tyre. Por, pak kush do të mund t’ua ndalonte këtë. Megjithatë, nëse një gjë të tillë do ta bënin serbët, do të ekzistonte rreziku për veprime të njëanëshme që do të shërbenin për Prishtinën për të ndërhyrë në veri. Dhe pikërisht për këtë këshillojmë serbët në Kosovë që me kujdes t’i përcjellin ngjarjet, të zgjedhim lëvizjet dhe të mos rrezikojmë sigurinë e qytetarëve”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori