Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi sonte se Serbia është e gatshme për një kompromis me Kosovën, është e gatshme të diskutojë për një kompromis, dhe është populli ai që do të vendosë në fund. Vuçiq deklaroi se “është vetëm mit se Kosova është e jona, por gjithashtu se është vetëm mit se Serbia dhe populli serb nuk gëzojnë ndonjë të drejtë në Kosovë”.
“Është se gjithçka është e lehtë dhe e thjeshtë dhe se ne duhet t’i themi botës që të largohen nga Kosova sepse është vetëm e jona. Nuk është e lehtë ta kombinosh atë me atë që është situata reale, por është gjithashtu një mit se Serbia dhe populli serb të mos gëzojnë asnjë të drejtë në Kosovë”, tha Vuçiq.
Ai vlerësoi se nevojitet një qasje racionale, pragmatike për zgjidhjen e problemit të Kosovës, duke krijuar më shumë besim midis serbëve dhe shqiptarëve, por gjithashtu vendosmëri më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur Beogradin dhe Prishtinën në mënyra të ndryshme për të arritur një zgjidhje kompromisi, transmeton Telegrafi.
“Pa një zgjidhje kompromisi, kjo do të thotë që dikush mund të mbështesë konfliktin midis serbëve dhe shqiptarëve dhe kjo mund të çojë në katastrofë dhe konflikte që askujt nuk i duhen”, tha Vuçiq në televizionin “Euronews Serbia”.
I pyetur se çfarë është një kompromis, ai tha se edhe sikur ta dinte, nuk do të thoshte, pasi një zgjidhje kompromisi duhet të arrihet në një mënyrë që të dy palët të lëshojnë pe.
“Ne kemi nevojë për një mënyrë racionale, pragmatike për të zgjidhur atë problem. Duhet kohë për të krijuar besim midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Vuçiq.
Pavarësisht deklarimeve për kompromis, Vuçiq megjithatë tha se “Kosova nuk do të marrë kurrë një ulëse në OKB”, përcjellin mediat serbe.
Vuçiq ka thënë se në takimin e ardhshëm më 29 korrik pritet të ketë një emërtim të ri për nismën Mini-Schengen.
“Në samitin e ardhshëm, ne do t’i japim një emër të ri kësaj nisme, ajo nuk do të jetë Mini-Schengen. Ne do të përpiqemi të prekim disa tema të reja më 29 korrik, luftën kundër katastrofave dhe tërmeteve”,tha Vuçiq, transmetojnë mediat serbe.
Ndryshe, Rama, Vuçiq, Zaev sot kanë dalë me deklaratë trepalëshe për “Ballkanin Perëndimor Evropian” gjatë një video konference të përbashkët, ku kanë përsëritur qëndrimet e tyre se vendi i Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë është në BE dhe se nuk ka alternativë tjetër për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndonëse në konferencë nuk morën pjesë liderët e Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi, në deklaratën e përbashkët i bëhet thirrje vendeve të rajonit t’i bashkohen iniciativave të tilla dhe të zbatojnë marrëveshje të cilat kanë për qëllim forcimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze