LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Edhe nëse formohet, Ushtria e Kosovës nuk mund të shkelë në veri

Vuçiq: Edhe nëse formohet, Ushtria e Kosovës nuk mund të shkelë në veri

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se gjatë bisedës me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, nuk kanë rënë dakord për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe theksoi se për këtë çështje pret edhe ndihmë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia “dhe të gjithë të tjerët”.

Madje, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai këtë lëvizje të Prishtinës e ka quajtur si “diçka shumë të madhe për të luajtur me të”.

Vuçiq, gjatë një konference në Kopaonik, kur u pyet në lidhje me bisedën e mbrëmshme Thaçin, ka thënë se ai nuk ishte dakord në çështjet kyçe, sidomos formimin e ushtrisë së Kosovës, e cila, sipas tij, ishte shkelje e Rezolutës 1244, por edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.


Kryeministri serb ka thënë se shpreson se Thaçi nuk është duke e bërë këtë për shkak të ndonjë fushate parazgjedhore dhe për vota të qytetarëve.

“Sot unë mund të ‘pështyjë mbi dikë’ në rajon dhe njerëzit këtu do të entuziazmoheshin, por puna ime është që të ruaj stabilitetin dhe paqen”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se ai shpresonte se dikush në Kosovë dhe Prishtinë nuk udhëhiqet nga këto parime, sepse nuk do të ishte e mirë.

“Ne do të japim më të mirën për ndikim politik dhe diplomatik mbi atë që po ndodh rreth ushtrisë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se “në bazë të marrëveshjes së Brukselit, Ushtria e Kosovës nuk mund të shkelë në veri”.

“Mesazhi im për popullin e Kosovës është që të qëndrojnë të qetë dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre”, ka thënë ndër tjerash Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori