LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Çështja është se si Gruevski ka dalur nga Maqedonia, jo si ka hyrë në Serbi

Vuçiq: Çështja është se si Gruevski ka dalur nga Maqedonia, jo si ka hyrë në Serbi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Grevski, ka hyrë në Serbi me dokumentet e duhura dhe se në atë moment nuk ka pasur të lëshuar fletarrest për atë. Vuçiq mohoi pretendimet se Beogradi ka ndihmuar Gruevskin të arratisen në Hungari.

Për ata që thonë se për rastin e Gruevskit duhet të pyeten Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, Vuçiq tha se çështja duhet të jetë se si ai ka dalur nga Maqedonia dhe a ka qenë i përndjekur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 11 nëntor gjatë natës, diku mes orës 1 dhe 2, nuk kam të dhëna zyrtare, personi Nikolla Gruevski është futur në territorin e Shqipërisë, duke e legjitimuar dhe në shoqëri të dy personave hungarez. Më pas është futur në Mali e Zi në kalimin “Bozhaj”, sërish me dokumente të rregullta dhe shkresa të lëshuara nga ambasada hugareze në Tiranë. Më pas më 11.11.2018 është futur në Serbi me letërnjoftim të rregullt, ndërsa më 12.11.2018 në orën 05:11 e ka lëshuar Serbinë në kalimin “Horgosh””, tha Vuçiq.


Ai tha se në ato momente nuk ka pasur fletarrest për Nikolla Gruevskin.

Vuçiq për këtë çështje theksoi se ka komunikim të mirë me kryeministrin Zoran Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori