LAJMI I FUNDIT:

Vriten gruaja dhe dy vajzat e gazetarit të BBC-së – kamerat filmuan të dyshuarin

Vriten gruaja dhe dy vajzat e gazetarit të BBC-së – kamerat filmuan të dyshuarin

Tre gra u vranë me një hark në një shtëpi pranë Londrës, tha policia britanike. BBC njoftoi se viktimat ishin Carol Hunt (61), gruaja e komentatorit të BBC-së, John Hunt, si dhe dy vajzat e tyre të moshës 25 dhe 28 vjeç.

Po punohet për gjetjen e sulmuesit, i cili dyshohet të jetë i armatosur dhe qytetarët janë paralajmëruar të mos i afrohen.

Policia thotë se personi i armatosur po ndiqet nga oficerë të armatosur, një dukuri e rrallë në Mbretërinë e Bashkuar. Besohet se ka qenë një sulm i organizuar.


I dyshuari për vrasjen është Kyle Clifford nga Londra, i cili u thirr nga policia për t’u vet-dorëzuar.

Tabloidet britanike raportuan se Clifford ishte ish i dashuri i njërës prej vajzave të vrarë.

Tre gra u gjetën të plagosur rëndë në një shtëpi në Bushy, në veri-perëndim të Londrës, të martën në mbrëmje ndërsa policia thotë se ato dhe mjekët e ndihmës mjekësore u përpoqën t’i shpëtonin, por ato u shpallën të vdekura në vendngjarje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Kalo në kategori