LAJMI I FUNDIT:

Vrimë për kabllo në vazon kineze me vlerë

Vrimë për kabllo në vazon kineze me vlerë

Një ekzemplarë i rrallë 250 vjeçar i vazos kineze prej porcelani nga periudha e pushtetit të carit Qianlong, vlera fillestare e së cilës është vlerësuar në 50.000 funte angleze, është shitur në ankand për vetëm 25.000, pasi që është vërtetuar se pronarët e saj - në fund të vazos kishin hapur një vrimë për kabllo, dhe e kishin përdorur atë si abazhur, kanë njoftuar mediat britanike.

Vazoja, në ankandin e shtëpisë në Dorset megjithatë ka gjetur blerësin anonim privat. Ofertuesi i vazos ka thënë se stërgjyshi i tij e kishte blerë atë në Lindjen e Largët në fillim të shekullit XX.

Familja, e cila jeton në Londrën jugperëndimore, nuk e ka ditur vlerën e vazos dhe në fund të saj ka hapur një vrimë prej 8 milimetrash për ta shndërruar atë në llambë elektrike.

Në familjen e përmendur e kanë përdorur si vazo gjatë 40 vjetëve të fundit, derisa miqtë e familjes nuk e kanë vërejtur vazon, më saktë ornamentet karakteristike në të, duke vlerësuar se do të mund të bëhej fjalë për një gjësend shumë të çmuar. Është dëshmuar se ata kishin të drejtë, por vazoja ishte dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme.


Njohësit e kësaj fushe pohojnë se dy vazo të tilla, të padëmtuara natyrisht, në ankand do të mund të arrinin çmimin prej 250.000 funtesh. Një vazo e ngjashme e porcelanit nga periudha e dinastisë Qing në ankandin e njëjtë është shitur për 50.000 funte.