LAJMI I FUNDIT:

Vrau gjyshen, gjykata lë në burg 21-vjeçarin

Vrau gjyshen, gjykata lë në burg 21-vjeçarin

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg ditën e sotme për 21-vjeçarin Redmon Gruda.

21-vjeçari akuzohet si autor i vrasjes së gjyshes 2 ditë më parë në apartamentin e tyre në lagjen 16 të Durrësit.

Sipas policisë, Gruda u arrestua pasi goditi me thikë një ditë më parë gjyshen, pas një konflikti verbal që dyshohet se ka nisur nga presioni i nipit për t’i marrë para.


Në polici, disa orë pas shoqërimit, ai ka pranuar se e ka goditur gjyshen në gjaknxehtësi e sipër. Gruda u arrestua për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, vepër penale kjo që dënohet me burgim jo më pak se njëzet vite, ose me burgim të përjetshëm, raporton tch.

E moshuara ndante apartamentin me nipërit dhe nusen e djalit, pas vdekjes së të birit vite më parë. Sipas të afërmve, Shkurti, nënë edhe e dy vajzave që jetojnë në Itali, vuante nga skleroza, ndërsa në lagje, 21-vjeçari njihej si i ri problematik, përdorues alkooli dhe hashashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori