LAJMI I FUNDIT:

Vrau burrin në gjumë në prezencën e fëmijës, tenton vetëvrasjen në burg

Vrau burrin në gjumë në prezencën e fëmijës, tenton vetëvrasjen në burg

Një e dënuar në të ashtuquajturin “Burgu i grave” në Tiranë, ka tentuar t’i japë fund jetës, duke helmuar veten. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e martë, më 19 shtator, në tualetet e Burgut 325 te rruga “Idriz Dollaku”.

Mirela Buzalli, 38 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi të konsiderueshme klori në mjediset e brendshme të burgut. Menjëherë pas aktit, ajo është dërguar në spital dhe pas marrjes së kujdesit të nevojshëm, është dërguar sërish në qeli jashtë rrezikut për jetën.

Buzalli është dënuar me 16 vjet burg për vrasjen e bashkëshortit të saj, Shkëlzen Buzalli. Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2016 në Barbullush të Shkodrës. Gruaja e vrau bashkëshortin teksa ai po flinte, duke e goditur disa herë me sëpatë. Krimi është kryer në të njëjtën dhomë ku po flinte edhe fëmija më i madh i familjes Buzalli, djali 12-vjeçar.


Në dëshminë e parë në atë kohë në Polici, ajo pati deklaruar se bashkëshorti i kishte nxirë jetën dhe se e rrihte edhe në sytë e fëmijëve të mitur. Ajo ka thënë se nuk i kishte shkuar nëpër mend ta denonconte dhunën e bashkëshortit në Polici, pasi nuk donte që problemet familjarë të merreshin vesh nga fqinjët.

Në dëshmitë e mëvonshme në gjykatë, para se të dënohej, Mirela ka fajësuar edhe vjehrrën për marrëdhëniet e acaruara me bashkëshortin. Ajo pati thënë se vjehrra nuk e donte për shkak se i përkiste një besim fetar tjetër nga ai i bashkëshortit. /Panorama/