LAJMI I FUNDIT:

Një oficer policie në Kaliforni vrau një të ri i cili ishte gjunjëzuar para tij

Një oficer policie në Kaliforni vrau një të ri i cili ishte gjunjëzuar para tij

Një vrasje e re në SHBA ka ndodhur sot, ku një oficer i policisë gjuajti në drejtim të një të riu në Vallejo, qytet në veri të San Franciskos, shkruan LA Times.

Policia e Vallejo zbuloi të mërkurën se një oficer policie kishte qëlluar dhe vrarë një 22-vjeçar të dyshuar për grabitje një ditë më parë gjatë protestave të dhunshme që kanë vazhduar për ditë me radhë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.

I riu, i cili u identifikua si Sean Monterrosa dhe kishte një çekiç të madh nën bluzën e tij, dhe ishte gjunjëzuar para policisë përpara dyqanit Walgreen. Policët në atë kohë menduan se ai kishte një armë dhe pohuan se ai paraqiste një kërcënim dhe njëri prej tyre qëlloi me armë. Monterrosa vdiq më vonë në spital.


Në një konferencë shtypi të mërkurën, një nga oficerët që ishte në vendin e ngjarjes, Sean Williams, tha që policia mori një telefonatë qysh në mbrëmjen e së hënës, për disa grabitje.

Disa minuta pas telefonatës, një automjet policie arriti para dyqanit të Walgreens. Ata panë disa protestues në një parking i mbushur me makina.

Ai më pas përshkroi se oficerët e policisë vëzhguan të dyshuarin, që më vonë u identifikua si Monterrosa dhe i thanë atij të ndalej dhe të gjunjëzohej. Atëherë ata vunë re diçka si një dorezë e pistoletës që dilte nga bluza e tij. Një oficer policie vlerësoi se ishte një kërcënim, kështu që ai gjuajti disa herë në drejtim të tij.

Një hetim më vonë përcaktoi se Monterrosa kishte një çekiç të madh. I riu u transferua në spital, ku më vonë ndërroj jetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtypi: Mjaft, faleminderit

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtypi: Mjaft, faleminderit

Amerika
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Izraeli vendos kufizime për vizitorët në al-Aqsa gjatë Ramazanit: Askush nën 50 vjeç nuk mund të hyjë në xhami

Izraeli vendos kufizime për vizitorët në al-Aqsa gjatë Ramazanit: Askush nën 50 vjeç nuk mund të hyjë në xhami

Azia
Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Amerika
Kryeministri ukrainas thotë se marrëveshja minerale me SHBA-në 'mbështet përpjekjet për të marrë garanci sigurie'

Kryeministri ukrainas thotë se marrëveshja minerale me SHBA-në 'mbështet përpjekjet për të marrë garanci sigurie'

Evropa
Kalo në kategori