LAJMI I FUNDIT:

Vranët dhe me diell, pasdite me riga shiu

Vranët dhe me diell, pasdite me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.


Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja  dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/