LAJMI I FUNDIT:

Vozit kamionin pa pasur duar fare

Vozit kamionin pa pasur duar fare

Policët të cilët kanë ndaluar një kamion të ngarkuar së tepërmi në Kinë janë habitur kur kanë kuptuar se vozitësi nuk kishte duar fare.

Kamioni është ndaluar sepse po bartte pesë herë më shumë peshë se ajo e lejuar, prej gjashtë tonësh, njofton gazeta Bandao Metropolis News.

"Kur u afruam tek dritarja e kamionit, jemi habitur kur pamë se vozitësi nuk kishte duar", ka thënë Jimo zëdhënës i policisë së trafikut.

Vozitësi Zhang, po drejtonte kamionin e paadoptuar me disa drurë që i kishte lidhur në kyç të dorës, e madje as nuk posedonte leje të vozitjes.


Zhang këmbëngul se nuk ka asnjë problem me vozitjen e tij, dhe arsyeja e vetme që ai nuk posedon leje të vozitjes është aftësia e tij e kufizuar. Duart e tij janë dëmtuar nga fishekzjarrët kur ishte vetëm 12 vjeçar.

"Kam shkuar tek gjashtë auto-shkolla, por asnjëra prej tyre nuk kanë dashur të më pranojnë si një klient të tyre", ka thënë ai. "Unë vozis shumë mirë, dhe kam marrë pjesë në gara të vozitjes më përpara".

Pasi që ka diplomuar në universitet, Zhang nuk ka arritur të gjej punë për shkak të nevojave të tij të veçanta, prandaj ai hapi një kompani të pijeve në qytetin Qingdao.

Ai ka punësuar një vozitës për të kryer shpërndarjen, por nganjëherë është dashur ta zëvendësonte atë kur ka munguar për shkak të sëmundjes.

Zhang ka kërkuar nga policia që të jetë shpirtbutë, e cila në fund e dënoi me një gjobë prej 30 dollarësh. Ai ishte në rrezik të gjobitej 300 dollarë dhe 15 ditë burgim.

Ai ka premtuar se nuk do të vozis më kurrë.