LAJMI I FUNDIT:

​Votohet pro shkarkimit të Edi Palokës, anëtarëve të kryesisë dhe sekretarëve të PD-së

​Votohet pro shkarkimit të Edi Palokës, anëtarëve të kryesisë dhe sekretarëve të PD-së

Ka përfunduar votimi i fshehtë në Këshillin Kombëtar për propozimin e shkarkimit e Edi Palokas, Belind Këlliçit, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Ervin Minarolli dhe Ledina Mandia, që ishin pjesë e Kuvendit të Berishës një ditë më parë.

Kështu, me 251 vota pro, 4 kundër, 1 abstenim dhe 1 i pavlefshëm është vendosur shkarkimi i këtyre të fundit nga detyrat e tyre në kryesinë e Partisë Demokratike.

Jemin Gjana, anëtar i Këshillit Kombëtar, njoftoi se në votim morën pjesë 257 anëtarë, nga 478 anëtarë që ka Këshilli Kombëtar.


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar se emrat e propozuar, nuk do të përjashtohen nga partia por vetëm shkarkim nga funksioni i tyre.

Sipas tij, ata nuk respektuan thirrje për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, por organizuan struktura paralele, duke iu referuar Kuvendit të djeshëm të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Një ditë pasi Sali Berisha mblodhi Kuvendin, Këshilli Kombëtar e konsideroi lëvizjen e Berishës si antistatutore dhe që ishte një përpjekje për të delegjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në zhbërjen e saj si forca më properëndimore në vend.

Sot, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi unanimisht rezolutën, e cila u propozua një ditë më parë nga kryetari i PD-së dhe dënon lëvizjen dhe veprimet të ndërmarra nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në këtë rezolutë, cilësohet si nul Kuvendi i 11 dhjetorit dhe të gjitha vendimet e ndërmarra prej tij, ndërsa rezoluta afirmon se Kuvendi Kombëtar i datës 18 dhjetor është Kuvendi i vetëm i ligjshëm e gjithëpërfshirës i demokratëve.

Po ashtu theksohet se tubimi falsifikoi dhe përdori simbolet dhe logot e Partisë Demokratike në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori